Bota

Presidenti i Italisë nis vizitën zyrtare në Varshavë, takime me homologun dhe kryeministrin polak

Ai sot i shoqëruar nga vajza e tij Laura më pas shkoi në Pallatin Presidencial ku u takua me Presidentin e Republikës së Polonisë, Andrezej Duda.

17 Prill 2023, 15:30 Nga I.A
Presidenti i Italisë nis vizitën zyrtare në Varshavë, takime
Sergio Mattarella

POLONI- Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella ndodhet në Varshavë për një vizitë shtetërore. Kreu i Shtetit u takua me përfaqësues të komunitetit italian, të NATO-s dhe me zyrtarë italianë të Frontex dhe Odihr.

Ai sot i shoqëruar nga vajza e tij Laura më pas shkoi në Pallatin Presidencial ku u takua me Presidentin e Republikës së Polonisë, Andrezej Duda. Në përfundim të bisedimeve, të dy krerët e shteteve patën një deklaratë për shtyp. Po ashtu Mattarella vendosi një kurorë dafine në kapelën e ushtarit të panjohur dhe pasdite do të jetë në qendër të qytetit para darkës në pallatin presidencial.

Të martën me datë 18 në 10 në godinën e Kancelarisë Mattarella do të takohet me kryeministrin Mateusz Morawiecki. Ndërsa mëngjesin e 19 prillit, kreu i shtetit do të mbajë një fjalim në Universitetin Jagiellonian në orën 10.30. Më pas ai do të vizitojë muzeun Collegium Maius, para se të niset për në Bratislavë në orën 12.50 ku do të fillojë vizita zyrtare në Sllovaki.

sergio mattarella andrezej duda

Sondazh

Poll