Bota

Lobisti belg padit von der Leyen për kontratat e Pfizer

Baldan paraqiti ankesën e tij përpara gjykatës së shkallës së parë në Liege më 5 prill.

16 Prill 2023, 17:54 Nga a.l
Lobisti belg padit von der Leyen për kontratat e Pfizer
Ursula von der Leyen

BELGJIKË- Një lobist belg ka paditur Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen për kontratat e 'Pfizer'. 

Von der Leyen dhe CEO i Pfizer Albert Bourla dyshohet se kanë negociuar për zgjatje të kontratës Pfizer prej 1.8 miliardë eurosh për doza shtesë në vendet e BE-së përmes mesazheve me tekst, megjithëse Komisioni deri më tani i është nënshtruar vetëm ankesave administrative për shkak të kësaj, shkruajnë mediat e huaja. 

Frederic Baldan, një lobist belg i akredituar në institucionet evropiane, ka vendosur të ndjekë von der Leyen në një nivel personal pasi ai beson se veprat e supozuara kanë dëmtuar financat publike të vendit të tij dhe besimin publik, i cili në ankesë përkufizohet si "besim kolektiv në shteti si fuqi institucionale për të punuar për të mirën e përbashkët”.

Baldan paraqiti ankesën e tij përpara gjykatës së shkallës së parë në Liege më 5 prill.

Sipas lobistit, von der Leyen ka vepruar jashtë traktateve të BE-së dhe përtej mandatit të saj në emër të shteteve anëtare, përfshirë Belgjikën.  Lidhur me çështjet shëndetësore, traktatet e BE-së i japin Bashkimit një kompetencë mbështetëse, që do të thotë se nuk është një kompetencë ekskluzive ose e përbashkët me shtetet.Sipas Baldan, shtetet anëtare mandatuan Komisionin të lidhë një kontratë kornizë për blerjen e vaksinave në emër të tyre, jo vetë von der Leyen. Megjithatë, sipas Komisioneres së Shëndetit të BE-së, Stella Kyriakides, von der Leyen nuk mori pjesë në negocimin e kontratave të vaksinës COVID.

ursula von der leyen

Sondazh

Poll