Bota

G7 thirrje Rusisë: Tërhiqu nga Ukraina menjëherë

Duke komentuar njoftimin e presidentit rus, Vladimir Putin, se Rusia do të vendosë armë taktike bërthamore në Bjellorusi, ministrat e G7-ës thanë se “retorika e papërgjegjshme bërthamore e Rusisë është e papranueshme”.

17 Prill 2023, 14:18 Nga f.i
G7 thirrje Rusisë: Tërhiqu nga Ukraina menjëherë
G7

JAPONI- Ministrat e Jashtëm të G7-ës, përsëritën përkushtimin e tyre për të mbështetur fuqishëm Ukrainën, duke “intensifikuar, koordinuar dhe zbatuar plotësisht sanksionet kundër Rusisë”. Mediat e huaja raportojnë se G7 është në pritje që Rusia të ndërmarrë veprime konkrete për të riafirmuar idenë se lufta bërthamore është e papranueshme.

Gjatë një takimi në Japoni, ministrat e G7-ës thanë se “Rusia duhet t’i tërheqë të gjitha forcat dhe pajisjet nga Ukraina, menjëherë dhe pa kushte”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Ministria e Jashtme e Japonisë.

Duke komentuar njoftimin e presidentit rus, Vladimir Putin, se Rusia do të vendosë armë taktike bërthamore në Bjellorusi, ministrat e G7-ës thanë se “retorika e papërgjegjshme bërthamore e Rusisë është e papranueshme”.

Rusia dikur ka qenë pjesë e asaj që është njohur si G8, por është dëbuar pasi ka aneksuar Gadishullin ukrainas të Krimesë në vitin 2014.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll