Bota

Dëshmitari i dytë ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Isha prezent në varrimin kur doli për herë të parë publikisht UÇK

Pak minuta më parë ka filluar dhënien e dëshmisë dëshmitari i dytë i ZPS-së, i cili tha se ka qenë dhe vazhdon të jetë anëtarë i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), seancë kjo e përcjellë me dyer të mbyllura dhe pjesë të redaktuara.

17 Prill 2023, 14:57 Nga a.l
Dëshmitari i dytë ndaj ish-krerëve të UÇK-së:
Dëshmitari në Hagë

HAGË- Vijon seanca e gjyqit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Pak minuta më parë ka filluar dhënien e dëshmisë dëshmitari i dytë i ZPS-së, i cili tha se ka qenë dhe vazhdon të jetë anëtarë i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), seancë kjo e përcjellë me dyer të mbyllura dhe pjesë të redaktuara.

I pyetur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar para se të kalojë në seancë private dëshmitari tha se është bërë anëtar në LDK pasi sipas tij kishte pasur një program për shtet dhe për pavarësinë e Kosovës. “Anëtar i LDK-së jam bëtë se LDK ka pas një program për shtet dhe për pavarësinë e Kosovës nga Serbia”, tha ai.

Kur e keni dëgjuar për herë të parë UÇK-në?

Dihet që ka ekzistuar Ministria e Mbrojtjes. UÇK si formacion është dalë pak ma vonë. Më 1998. Prej fillimit kam qenë pjesëtar i saj.

Para sulmit tek Jasharët, si e keni dëgjuar emrin e UÇK-së?

Po që ju prijshin aksioneve ndaj ushtrisë serbe dhe me komunikatat e tyre që i merrshin përgjegjësitë, thojshin që këto i ka kry UÇK-ja.

Ju në 97-ën e keni parë këtë komunikatë vet?

Jo, vetëm përmes pjesës së informimit. Në do gazeta të shkruara në Prishtinë. Në gazetën Koha Ditore, Bujku, edhe Televizioni Shqiptar. Përmes satelitëve.

Si u bë UÇK publike?

UÇK u bë publike në vitin 1997 në Llaushë me vrasjen e mësuesit Halit Geci. Pas vrasjes së Jasharajve, i madh e i vogël u kyçën në UÇK.

Çka ndodhi në varrimin që ju përmendet që çoi në bërjen publike të UÇK-së?

Unë kam qenë prezent. Aty ka marrë pjesë Fatmir Sejdiu, Halit Geci, dhe pas tyre kanë dalë përfaqësuesit e UÇK-së, kanë lexu një tekst dhe i kanë shprehur ngushëllime familjes.

Të nisim me Mujë Krasniqin, a e mbani mend Mujë Krasniqin të ketë marrë pjesë në këtë ceremoni mortore?

Përgjigje…Nuk dëgjohet mirë…

Nëse e kujtoj ka qenë pa maskë, kta tjerët kanë qenë me maska.

A të kujtohet ose e ke mësuar më vonë se kush ishte personi që nuk ishte maskë?

Të ndjerin e kam njoftë edhe më përpara, ka qenë këngëtar. Ka knu në fshatin tim.

Kush ishte ky pjesëtar i UÇK-së?

Mujë Krasniqi.

Prokurori ka vazhduar edhe më tej me pyetje për Mujë Krasniqin.  

gjyqi ne hage

Sondazh

Poll