Bota

Merkel pritet të marrë çmimin më të lartë të mirënjohjes, disa nga zyrtarët në Gjermani nuk pajtohen

Këtë çmim e kanë marrë edhe dy ish-kancelarë të tjerë, Konrad Adenauer, lideri i parë i Gjermanisë Perëndimore dhe Helmut Kohl, i cili udhëhoqi Gjermaninë drejt ribashkimit.

17 Prill 2023, 14:43 Nga a.l
Merkel pritet të marrë çmimin më të lartë
Angela Merkel

GJERMANI- Ish-kancelarja Angela Merkel do të nderohet sot me Kryqin e Madh të Urdhrit të Meritës së Republikës Federale të Gjermanisë, nderimi më i lartë i shtetit gjerman, nga presidenti federal Frank-Walter Steinmeier. Këtë çmim e kanë marrë edhe dy ish-kancelarë të tjerë, Konrad Adenauer, lideri i parë i Gjermanisë Perëndimore dhe Helmut Kohl, i cili udhëhoqi Gjermaninë drejt ribashkimit.

Merkel, 68 vjeç, ishte gruaja e parë që drejtoi Gjermaninë dhe kancelarja e parë që u rrit pas Perdes së Hekurt në Gjermaninë Lindore komuniste. Ajo dha dorëheqjen në dhjetor 2021. Merkel nuk kërkoi një mandat të pestë dhe i dha fund mandatit të saj si liderja e dytë më e gjatë e Gjermanisë e pas Luftës së Dytë Botërore, 10 ditë më pak se rekordi i dikurshëm i këshilltarit Kohl, shkruajnë mediat e huaja. 

Megjithatë, vendimi i Steinmeier është mjaft i diskutueshëm.

Merkel e ka shkatërruar Gjermaninë dhe e ka lënë atë në gërmadha ,” tha nënkryetari i partisë, Stephan Brandner. 

Pasardhësi i saj, Olaf Scholz, pritet të marrë pjesë në ceremoninë e së hënës.

angela merkel

Sondazh

Poll