Bota

“Leckë, ne nuk adhurojmë shqiponja”/ Bëri xhiron e rrjetit pasi ofendoi flamurin kuqezi, Hoxha justifikohet: Videoja e shkëputur nga dashakeqës

Në fakt, deklarata ekziston në video. Madje dëgjohet se shton që s’ka aspak nevojë që të festohet 28-29 nëntori e që këto ditë të bëhen pushime zyrtare, por duhet që njerëzit të shkojnë në punë.

16 Prill 2023, 19:26 Nga F.M
“Leckë, ne nuk adhurojmë shqiponja”/ Bëri xhiron e
Mazllam Mazllami

KOSOVË- Hoxhë Mazllam Mazllami shprehet se videoja që po qarkullon në rrjetet sociale ku ai dëgjohet të ‘përdhosë’ flamurin shqiptar është shkëputur nga një tjetër më e gjatë, për ta bërë atë që të dalë keq në rrjetet sociale. Në një postim në Facebook, ai ka publikuar videon e plotë dhe krah shkruan se videon e plotë e ka xhiruar gjatë festave të nëntorit të vitit 2022, por së fundmi është shkëputur qëllimisht një pjesë e saj.

“Të nderuar vëllezër dhe motra: Video e cila është duke qarkulluar në disa portale nuk është e plotë, është shkëputur qëllimshëm nga disa dashakeqës. Kjo është deklarata e plotë e imja rreth qëndrimit tim për flamurin kombëtar. Patriotizmi (Flamuri kombëtar) – dashuria ndaj atdheut,”- shkruan ai krah videos.

Në fakt, deklarata ekziston në video. Madje dëgjohet se shton që s’ka aspak nevojë që të festohet 28-29 nëntori e që këto ditë të bëhen pushime zyrtare, por duhet që njerëzit të shkojnë në punë.

“Çfarë ka nëse s’dalim e s’e ngrejmë flamurin, Jo 28, jo 29 nëntori. A ndodh gjë nëse ky flamur nuk ngrihet. Lejeni aty të palosur,”- shton ndër të tjera.

Hoxha nga Prizreni Mazllam Mazllami bëri sot xhiron e rrjetit teksa në një video shfaqej duke sharë dhe përdhosur flamurin shqiptar. Flamurin kuqezi dëgjohej që e quante leckë dhe arnë, si dhe u bënte thirrje muslimanëve që të mos adhuronin shqiponja. Për të të padenjë janë edhe dëshmorët, përceç atyre që “janë dëshmorë të Allahut”.

Hoxha së fundmi u bë i njohur pasi ‘Xhemati’ i dhuroi një Mercedes luksoz me rastin e daljes në pension, gjë e cila është kritikuar nga gazetari Valon Syla. Ky i fundit, me ironi e quajti 'Mulla Mercedesi', por më pas u dhunua dhe u sulmua nga tre persona.

Hoxhë Mazllami është arrestuar dhjetë vite më parë për terrorizëm, por më pas Gjykata Themeltore e shpalli të pafajshëm.

mazllam mazllami

Sondazh

Poll