Bota

Ushtria sudaneze dhe RSF bien dakord për 'armëpushimin urgjent humanitar'

 Përfaqësuesit nga Forcat e Armatosura Sudaneze dhe Forcat e Mbështetjes së Shpejtë kanë rënë dakord me propozimin e Kombeve të Bashkuara për të ndërprerë luftimet mes orës 16:00 dhe 19:00 me orën lokale (14:00 dhe 17:00 GMT) të dielën.

16 Prill 2023, 17:14 Nga a.l
Ushtria sudaneze dhe RSF bien dakord për 'armëpushimin urgjent
Sudan

SUDAN- Të dy palët në konfliktin në Sudan kanë rënë dakord për armëpushimin urgjent humanitar. Përfaqësuesit nga Forcat e Armatosura Sudaneze dhe Forcat e Mbështetjes së Shpejtë kanë rënë dakord me propozimin e Kombeve të Bashkuara për të ndërprerë luftimet mes orës 16:00 dhe 19:00 me orën lokale (14:00 dhe 17:00 GMT) të dielën.

Gjenerali Burhan i Forcave të Armatosura sudaneze dhe gjenerali Mohamed Hamdan Dagalo i Forcave të Mbështetjes së Shpejtë e mbështetën propozimin. Ndërsa përshëndeti marrëveshjen, përfaqësuesi i OKB-së në Sudan, Volker Perthes tha se ata do të mbajnë përgjegjësi për ta respektuar atë, shkruan BBC. 

Në Sudan, situata ka dalë jashtë kontrollit për shkak të rivalitetit mes dy gjeneralëve që mbajnë frenat pas grushtit të shtetit të vitit 2021. Deri më tani raportohet të jenë vrarë 56 persona përfshirë aty edhe civilë. Ndërsa 600 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Luftimet janë duke ndodhur në pika kyçe strategjike në Kartum. Thirrje për një armëpushim të menjëhershëm është bërë nga OKB-ja, Uashingtoni, Moska, Bashkimi Afrikan, Liga Arabe, Bashkimi Evropian dhe madje edhe ish-kryeministri Abdullah Hamdok. 

sulm ne sudan

Sondazh

Poll