16 Prill 2023, 18:28
Nga F.M
Hyrije dhe Urim Hyseni
KOSOVË- Avokati i Urim Hysenit, të riut që i preu kokën nënës së tij ka deklaruar se është e nevojshme që klientit të tij t’i bëhet një ekzaminim psikiatrik për shkak të deklaratave që ai i ka dhënë gjatë bisedës që kanë pasur.
Asdren Mekaj ka treguar për mediat në Kosovë se gjatë bisedave që ka patur me klientin e tij ai i ka thënë disa arsye që e kanë shtyrë drejt krimit makabër.
“Më ka detyruar shërbimi informativ rus”, “Jam i dërguar i profetit”, “E kam shpëtuar shqiptarinë” dhe “Jam Skënderbeu i ri”, kanë qenë disa nga fjalët që kanë dalë nga goja e të riut.
Për këtë arsye, avokati tha se nga Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar që 30-vjeçarit t’i bëhet ekzaminimi psikiatrik.
“Dy herë ka tentuar Prokuroria që ta intervistojë klientin tim, por nuk ka mundur për shkak të gjendjes së tij të rëndë mendore dhe shëndetësore. Për arsye të mungesës së komunikimit të mirëfilltë mes meje dhe të mbrojturit, përveç që më pengon mua të ofroj mbrojtje efektive, në përputhje me Kodin e Etikës dhe në përmbushje të të drejtës fondamentale që e gëzon çdo person i dyshuar për një krim, pavarësisht kësaj unë thellësisht besoj se është shumë e nevojshme që t’i bëhet një ekzaminim psikiatrik”, ka thënë ai për mediat vendase.
Gjykata e Pejës e la në burg Hysenin. Hyseni vrau në mënyrë makabër nënën e tij Hyrije Hyseni. Ngjarja ndodhi dy ditë më parë. I riu i preu kokën nënës së tij dhe më pas i piu gjakun. Shkak i konfliktit është bërë mosmarrëveshja që djali kishte me nënën e tij prej disa kohësh, të cilën e akuzonte se ishtë shkaktarja e ndarjes së tij nga bashkëshortja.
urim hyseni hyrije hyseni djali vret nenen ne peje
Bota
16 Prill 2023, 18:14
F.M
Presidenti Guillermo Lasso
EKUADOR- Presidenti i Ekuadorit Guillermo Lasso ka anuluar axhendën e planifikuar për këtë 16 dhe ...
Bota
16 Prill 2023, 17:48
a.l
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministrri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar analizën e gjerë të prestigjozes britanike 'The Times', p&e...
Bota
16 Prill 2023, 17:36
a.l
Foto ilustruese
KOSOVË- Më 23 prill do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarët e 4 komunave në veri të ...
Bota
16 Prill 2023, 17:22
f.i
Alexis Tsipras
GREQI- Presidenti Alexis Tsipras në ditën e pashkëve otodokse ka zhvilluar një takim me oficerët dhe marinar&e...
Bota
16 Prill 2023, 17:20
a.l
Ovidio Guzman
SHBA- Ambasadori amerikan në Meksikë, Ken Salazar, raportoi se përpjekjet për të ekstraduar Ovidio Guzman Lope...
Bota
16 Prill 2023, 17:14
a.l
Sudan
SUDAN- Të dy palët në konfliktin në Sudan kanë rënë dakord për armëpushimin urgjent humanitar.&nbs...
Bota
16 Prill 2023, 17:06
a.l
Pamje nga sulmet në Sudan
SUDAN- Një banor në Khartum, qyteti ku prej më shumë se dy ditësh është vënë n...
Bota
16 Prill 2023, 16:47
a.l
Rexhep Taip Erdogan
TURQI- Pas dy dekadash në pushtet, Erdogan po përballet me një sfidë të përbashkët. Sondazhet trego...
Bota
16 Prill 2023, 16:31
a.l
Pamje nga sulmi në Sudan
SUDAN- Luftimet që kanë shpërthyer në kryeqytetin sudanez, Khartoum dhe në disa zona të t...
Bota
16 Prill 2023, 16:37
Rusi
SHBA- Shtetet e Bashkuara, Britania, Kanadaja, Japonia dhe Franca kanë krijuar një aleancë për të zhvilluar një zinxhir ...