Bota

I burgosur në qelitë e Meksikës/ SHBA po përpiqet të ekstradojë Ovidio Guzman, djalin e bosit të drogës "El Chapo"

Që nga 5 janari i kaluar, Ovidio Guzman po mbahet në burgun Almoyola, në shtetin e Meksikës, duke qenë një nga trafikantët më të kërkuar të drogës në Uashington për pjesëmarrjen e tij në trafikun e fentanilit.

16 Prill 2023, 17:20 Nga a.l
I burgosur në qelitë e Meksikës/ SHBA po përpiqet të
Ovidio Guzman

SHBA- Ambasadori amerikan në Meksikë, Ken Salazar, raportoi se përpjekjet për të ekstraduar Ovidio Guzman Lopez, alias "Ratón", djali i trafikantit të drogës Joaquin "El Chapo" Guzman, në Shtetet e Bashkuara po vazhdojnë. Mesazhi i Salazar gjatë një konference për shtyp vjen pasi ai njoftoi se Departamenti i Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara ka ngritur akuza ndaj 28 anëtarëve të kartelit Sinaloa dhe, konkretisht, kundër celulës "Los Chapitos", shkruajnë mediat e huaja. 

Që nga 5 janari i kaluar, Ovidio Guzman po mbahet në burgun Almoyola, në shtetin e Meksikës, duke qenë një nga trafikantët më të kërkuar të drogës në Uashington për pjesëmarrjen e tij në trafikun e fentanilit.

"Ajo që ndodhi me Ovidio Guzman, ishte një operacion nga qeveria e Meksikës, ne i falënderojmë ata. Po punojmë gjithashtu me qeverinë e Meksikës që të na dërgojnë me ekstradim. Kjo punë vazhdon mes dy qeverive," tha Salazar.

Kërkesa për ekstradimin e tij nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara filloi më 27 shkurt dhe iu paraqit Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Meksikës (FGR). Ambasadori amerikan theksoi se qeveria Joe Biden ka shënuar një fazë të re besimi mes dy kombeve, për të cilën siguroi se edhe Shtetet e Bashkuara do të respektojnë sovranitetin e Meksikës në këtë çështje.

Arrestimi i Ovidio Guzman 

Ovidio Guzman, djali i zotit famëkeq të drogës Joaquin 'El Chapo' Guzman i cili u arrestua në 5 Janara të këtij viti nga autoritetet meksikane në një operacion blic në Culiacan, njihet ndryshe si 'El Raton' (Miu). Mbështetësit dhe adhuruesit e tij ishin të pafund në numër, saqë krijuan edhe trazira në gjithë qytetin duke u vënë flakë kamionëve si dhe shtinë me armë në aeroport në shenjë revolte për arrestimin e tij. Adhuruesit e Guzman kanë kundërshtuar në mënyrë absolute ekstradimin e tij drejt SHBA-së, ku bosi i drogës ishte i shpallur në kërkim. Për këtë arsye linja e aeroportit ndërpreu aktivitetin, ndërsa qytetarëve iu bë apeli që të mbylleshin në shtëpitë e tyre.  Guzman përshkruhet si një anëtar i rangut të lartë i kartelit Sinaloa i kërkuar edhe në SHBA për akuzat e trafikut të drogës. Ai ishte arrestuar më parë nga autoritetet federale në tetor 2019, por u lirua me urdhër të Presidentit Andrés Manuel López Obrador për të shmangur trazirat dhe protestat kundër arrestimit të tij. 

ovidio guzmán lópez

Sondazh

Poll