Bota

Sulmet e njëpasnjëshme në Sudan, banori: Njerëzit po vriten në shtëpitë e tyre

Në Sudan, situata ka dalë jashtë kontrollit për shkak të rivalitetit mes dy gjeneralëve që mbajnë frenat pas grushtit të shtetit të vitit 2021.

16 Prill 2023, 17:06 Nga a.l
Sulmet e njëpasnjëshme në Sudan, banori: Njerëzit po vriten
Pamje nga sulmet në Sudan

SUDAN- Një banor në Khartum, qyteti ku prej më shumë se dy ditësh është vënë në qendër të sulmeve nga 'beteja' për pushtet e Forcave të mbështetjes së Shpejtë (RSF) dhe ushtrisë së vendit. Ai ka treguar se njerëzit janë plagosur ose vrarë në shtëpitë e tyre, ndërsa shpreh frikën se numri i viktimave civile mund të vazhdojë të rritet.

Të gjithë civilëve u është kërkuar të qëndrojnë në shtëpi, por kjo nuk i ka mbajtur të gjithë të sigurt. Ka shumë njerëz ose që ndodhen në shtëpitë e tyre ose ndodhen brenda dhe rreth shtëpive të tyre, në çati, në kopshte... që ose janë lënduar ose vrarë nga një plumb endacak,” tha ai. 

Në Sudan, situata ka dalë jashtë kontrollit për shkak të rivalitetit mes dy gjeneralëve që mbajnë frenat pas grushtit të shtetit të vitit 2021. Deri më tani raportohet të jenë vrarë 56 persona përfshirë aty edhe civilë. Ndërsa 600 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Luftimet janë duke ndodhur në pika kyçe strategjike në Kartum. Thirrje për një armëpushim të menjëhershëm është bërë nga OKB-ja, Uashingtoni, Moska, Bashkimi Afrikan, Liga Arabe, Bashkimi Evropian dhe madje edhe ish-kryeministri Abdullah Hamdok. 

sulm ne sudan

Sondazh

Poll