16 Prill 2023, 16:31
Nga a.l
Pamje nga sulmi në Sudan
SUDAN- Luftimet që kanë shpërthyer në kryeqytetin sudanez, Khartoum dhe në disa zona të tjera është rezultat i drejtpërdrejtë i një ambicieje për pushtet brenda udhëheqjes ushtarake të vendit.
Sulmet e njëpasnjëshme prej më shumë se dy ditësh kanë nisur në gjithë kryeqytetin mes anëtarëve të një force paraushtarake, Forcat e bështetjes së Shpejtë (RSF) dhe ushtrisë së rregullt.
Që nga një grusht shteti në tetor 2021, Sudani është drejtuar nga një këshill gjeneralësh dhe ka dy ushtarakë në qendër të mosmarrëveshjes.
-Gjenerali Abdel Fattah al-Burhan, i cili është kreu i forcave të armatosura dhe në fakt presidenti i vendit, dhe zëvendësi i tij dhe udhëheqësi i RSF-së, gjenerali Mohamed Hamdan Dagalo, i njohur ndryshe si Hemedti.
Ata nuk kanë rënë dakord për drejtimin në të cilin po shkon vendi dhe lëvizjen e propozuar drejt sundimit civil.
Një nga pikat kryesore të pengesave është mbi planet për të përfshirë RSF-në prej 100,000 trupash në ushtri dhe se kush do të drejtonte më pas forcën e re.
RSF-së zhvendosën në të gjithë vendin, një lëvizje që ushtria e pa si një kërcënim. Kishte shpresa se bisedimet mund ta zgjidhnin situatën, por këto nuk ndodhën kurrë. Nuk dihet se kush ka sulmoi e para mbrëmjen e të shtunës, por ekziston frika se kjo do të përkeqësojë situatë. Ndërsa diplomatët u kanë kërkuar të dyja palëve të shpallin armëpushimin.
Kush janë RFS-të?
RSF u formua në vitin 2013 dhe e ka origjinën në milicinë famëkeqe Janjaëeed që luftoi brutalisht kundër rebelëve në Darfur.
Që atëherë, gjenerali Dagalo ka ndërtuar një forcë të fuqishme që ka ndërhyrë në konfliktet në Jemen dhe Libi dhe kontrollon disa nga minierat e arit të Sudanit. Ajo është akuzuar gjithashtu për shkelje të të drejtave të njeriut, duke përfshirë masakrën e më shumë se 120 protestuesve në qershor 2019. Një forcë kaq e fortë jashtë ushtrisë është parë si burim jostabiliteti në vend.
Pse është ushtria në krye?
Nisja e tensioneve në Sudan mes palëve janë episodi i fundit në periudhat e tensionit që pasuan rrëzimin e presidentit Omar al-Bashir në vitin 2019. Në vend pati një sërë prostash që bënin thirrje për t'i dhënë fund sundimit të tij gati tre dekadash dhe ushtria bëri një grusht shteti për ta hequr qafe. Por civilët vazhduan të kërkonin një rol në planin për të ecur drejt sundimit demokratik. Më pas u krijua një qeveri e përbashkët ushtarako-civile, por ajo u rrëzua në një tjetër grusht shteti në tetor 2021. Dhe që atëherë, rivaliteti midis Gjeneral Burhan dhe Gjeneral Dagalo është intensifikuar. Dhjetorin e kaluar u ra dakord për një marrëveshje kornizë për ta kthyer pushtetin në duart e civilëve, por bisedimet për të finalizuar detajet kanë dështuar.
Çfarë pritet të ndodhë?
Nëse luftimet vazhdojnë, atëherë ato mund të copëtojnë më tej vendin dhe të përkeqësojnë turbulencat politike. Diplomatët, të cilët kanë luajtur një rol vendimtar në përpjekjen për të nxitur një kthim në sundimin civil, do të jenë të dëshpëruar për të gjetur një mënyrë për t'i bërë dy gjeneralët të bisedojnë. Ndërkohë, do të jenë sudanezët e zakonshëm ata që do të duhet të kalojnë një periudhë tjetër pasigurie.
Përshtatur nga BBC.
sulm ne sudan
Bota
16 Prill 2023, 16:37
Rusi
SHBA- Shtetet e Bashkuara, Britania, Kanadaja, Japonia dhe Franca kanë krijuar një aleancë për të zhvilluar një zinxhir ...
Bota
16 Prill 2023, 16:13
f.i
Jade Alyssa Alvarez dhe Adam Bird
SHBA- Një ngjarje e rëndë ka tronditur San Antonion, Teksas ku Adam Bird 23-vjeç ka ...
Bota
16 Prill 2023, 16:16
a.l
Kriptomonedha
KOSOVË- Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se Policia e Kosovës sot ka konfiskuar 20 pajisje të k...
Bota
16 Prill 2023, 16:08
a.l
Foto: The Sunday Times
“Në një shtet të vogël ku Blair dhe Clinton ideolizohen, një histori suksesi i NATO-s po kërc&eu...
Bota
16 Prill 2023, 15:35
f.i
Pamje nga aksidenti
SHBA- Një aksident i frikshëm ka ndodhur në Florida ku një tren pasagjerësh është përplasur me ...
Bota
16 Prill 2023, 15:53
a.l
Tre stacionet e energjisë bërthamore të Gjermanisë
GJERMANI- Mbyllen 3 stacionet e fundit të energjisë bërthamore ...
Bota
16 Prill 2023, 15:37
a.l
Kisha në Donetsk
UKRAINË- Trupat ukrainase u bombarduan në Katedralen e Shndërrimit në Donetsk, në orët e para të ...
Bota
16 Prill 2023, 15:33
a.l
Ushtarët ukrainas
UKRAINË- Ministria britanike e Mbrojtjes ofroi të dielën një pasqyrë të përgjithshme të...
Bota
16 Prill 2023, 15:19
f.i
Eva Kaili
GREQI-Eurodeputetja greke Eva Kaili, një nga emrat kryesorë të skandalit të korrupsionit në Katargate që përfs...
Bota
16 Prill 2023, 15:17
a.l
helikopter ushtarak japonez
JAPONI- Zhytësit në brigjet e Japonisë kanë gjetur rrënojat e një helikopteri ushtarak të zh...