Bota

Pashkët ortodokse në Greqi/ Tsipras ndjek traditën, thyen vezën e kuqe me marinarët dhe oficerët në Korfuz

Teksa fliste me ta Tsipras ka kujtuar rininë e tij, kur mbante veshur uniformën e marinarit, por me vezën e pashkës nuk kishte aq fat pasi, si duket të gjithë ia kanë thyer.

16 Prill 2023, 17:22 Nga f.i
Pashkët ortodokse në Greqi/ Tsipras ndjek traditën, thyen
Alexis Tsipras

GREQI- Presidenti Alexis Tsipras në ditën e pashkëve otodokse ka zhvilluar një takim me oficerët dhe marinarët në Korfuz. Tsipras ka ndjekur traditën e festës duke thyer vezën e pashkëve me marinarët, shkruajnë mediat e huaja. Teksa fliste me ta Tsipras ka kujtuar rininë e tij, kur mbante veshur uniformën e marinarit, por me vezën e pashkës nuk kishte aq fat pasi, si duket të gjithë ia kanë thyer.

“Ti më kujton rininë time. Edhe unë dikur kam veshur uniformën e marinarit dhe jakën. “Të gjithë ma keni thyer, unë vetëm një vezë kam thyer deri tani...",- dëgjohej presidenti teksa zhvillonte traditën.

Veza simbolizon varrin e Krishtit, i cili ishte i mbyllur fort dhe njëkohësisht mrekullinë e ngjalljes. Ndërsa veza mbyllet plotësisht, por përfundimisht thyhet dhe një “klossopulaki” i ri (foshnja-pulë) vjen në jetë, saktësisht e njëjta gjë ndodhi në ringjallje, me hapjen e varrit dhe daljen e Krishtit të ringjallur që identifikohet me jetën.

Pas vizitës së tij, Alexis Tsipras mbajti dhe një deklaratë para përfaqësuesve të shtypit.

“Ngjallja identifikohet në ndërgjegjen kolektive të popullit tonë me shpresën në pranverë, ndryshimin. Ajo simbolizon dritën që mposht gjithmonë errësirën. Jeta që shkon përtej kryqëzimit. Sot është ditë shprese edhe për popullin tonë, që pret një Ringjallje kolektive. Për një jetë më të mirë, një të nesërme më të mirë. I uroj nga zemra të gjithë grave dhe burrave grekë një vit të mbarë, me shëndet, forcë dhe drejtësi”,- u shpreh Tsipras.

pashket ortodokse greqi alexis tsipras

Sondazh

Poll