Sport

VIDEO/ Kthehet në ‘formalitet’ fitorja PSG ndaj Lens, parizienët tani një dorë te titulli…

PSG-ja mposhti me rezultatin 3-1 ndjekësit e Lens, në supersfidën e vlefshme për javën e 31-të të Ligue 1 franceze. Të tre golat skuadra e Galtier, i realizoi në harkun kohor të 9 minutave, duke vrarë këtë përballje që në pjesën e parë.

16 Prill 2023, 07:21 Nga DOSJA

VIDEO/ Kthehet në ‘formalitet’ fitorja PSG ndaj Lens,

FRANCE - Gjërat rrodhën shumë më lehtë nga mendohet. Paris Saint-Germain ka shënuar fitoren e radhës në Ligue 1. Parizienët triumfuan 3-1 ndaj Lens në shtëpi, në kuadër të javës së 31-të në elitën e futbollit francez.

Pika kyçe ishte minuta e 19-të e takimit, kur Abdul Samed u ndëshkua direkt me karton të kuq dhe e la ekipin Lens me 10 futbollistë në fushë.

Mbappe kaloi vendasit në epërsi në minutën e 31-të të ndeshjes. Vitinha realizoi një gol të bukur në minutën e 37-të, para se Messi me një super aksion, të trefishonte epërsinë e ekipit në Parc des Princes.

Gjithsesi miqtë arritën të shënojnë goli i nderit në minutën e 60-të me Frankovskin nga pika e penalltisë. Me këtë fitore, PSG shkon në kuotën e 72 pikë, me nëntë më shumë se Lens, që i ndjek nga vendi i dytë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll