Sport

VIDEO/ Nuk mjafton Asllani për të fituar, Monza befason Interin në shtëpi...

Interi humbi 1-0 ndaj Monzas. Zikaltrit kanë 51 pikë dhe zë vendin e pestë në tabelë, kur dihet, që në futbollin italian katër skuadrat e para të çojnë në eventin elitar kontinental.

16 Prill 2023, 07:14 Nga DOSJA

VIDEO/ Nuk mjafton Asllani për të fituar, Monza befason Interin

ITALI - Interi ka pësuar humbje në shtëpi të shtunën mbrëma. Skuadra zikaltër e Milanos u mund 1-0 nga Monza në javën e 30-të në Serie A.

Të vetmin gol për mysafirët e realizoi Luca Caldirola në minutën e 78-të, pas një krosimi në zonë nga Patrick Ciurria. Mbrojtësi i të kuqve të Monzës kërcen më lart se të të tjerët dhe me një goditje statike me kokë mposht portierin Onana.


Humbja i prish punë Interit në garën për kualifikim në zonën e Champions League për sezonin e ardhshëm. Aktualisht Interi ka 51 pikë dhe zë vendin e pestë në tabelë, kur dihet që në futbollin italian katër skuadrat e para të çojnë në eventin elitar kontinental.

Para Interit renditen Roma e Milani me nga 53 pikë në vendet tre dhe katër. Monza ka 38 pikë dhe renditet e 12-ta.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll