Sport

Ndeshja Paris SG - Lens, me një kamera dhe pa VAR për 15 minuta. Shkak greva!

Transmetimi i ndeshjes mes Paris Saint-Germain dhe Lans nuk do të jetë si zakonisht, pasi prej 15 minutash për shkak të grevës nuk do të ketë VAR dhe transmetimi do të kryhet vetëm me një kamera.

15 Prill 2023, 23:55 Nga DOSJA

Ndeshja Paris SG - Lens, me një kamera dhe pa VAR për 15 minuta. Shkak

FRANCE - Derbi i Ligue 1 mes Paris Saint-Germain dhe Lens në ‘Parc des Princes’ do të luhet në kushte të vështira në 15 minutat e para, për ata që do ta shikojnë ndeshjen në televizion.

Punonjësit e AMP Visual TV do të hyjnë në grevë, e cila do të nisë 45 minuta para fillimit të ndeshjes dhe do të përfundojë pasi të kenë kaluar 15 minuta lojë.

Deri atëherë, në lojë nuk do të ketë VAR dhe transmetimi do të kryhet nga një kamerë nga brenda në ‘Parc des Princes’, që të kujton shumë transmetimet e ndeshjeve në nivel amator. Kështu teleshikuesve do t'u mungojë ndër të tjera edhe hyrja e dy skuadrave në fushën e lojës.

Ndeshja Paris SG - Lens, me një kamera dhe pa VAR për 15 minuta. Shkak

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll