Sport

E pabesueshme! Befason Pep, vështirë se mund ta gjeni! Ja kush është skuadra më moderne në Premier, sipas Guardiolës...

Pep Guardiola, trajneri 52-vjeçar spanjol i Manchester Cityt ka dhënë një përgjigje befasuese për skuadrën më të mirë në botë.

15 Prill 2023, 12:48 Nga DOSJA
E pabesueshme! Befason Pep, vështirë se mund ta gjeni! Ja kush

ANGLI - Pep Guardiola ka lënë të kuptohet se e ka frikë ndeshjen ndaj Brighton. Trajneri i Manchester City e përshkroi kundërshtarin e tij si "skuadrën më të mirë në futbollin modern në fazën e ndërtimit".

“Realiteti është se ne jemi gjashtë pikë prapa Arsenalit. Askush nuk na garanton se do ta fitojmë ndeshjen ndaj ekipit më të mirë në fazën e ndërtimit të lojës. Për mua Brighton është ekipi më i mirë në Premier League.

Nuk ka asnjë ekip që bën një punë më të mirë për të ndërtuar aksionin nga portieri dhe për ta çuar topin deri në zonën të tretën. Nuk ka ekip më të mire se ai në futbollin modern”,- ka thënë Pep Guardiola, sipas The Argus.

Ndeshja mes Brighton dhe Manchester City ishte caktuar për në orën 18:30, të datës 23 prill, në kuadër të javës së 32-të të Premier League, por ajo u shty për shkak se në të njëjtën kohë do të luhej edhe FA Cup.

Tri ndeshje janë shtyrë: Liverpool - Fulham, Brighton - Manchester United dhe Manchester City - West Ham United. Ricaktimi i kohës së tyre është ende në pritje.

Për Manchester Cityn tani vjen ndeshja kundër Leicesterit, e planifikuar për të shtunën, më 15 prill, nga ora 19:30, në kuadër të xhiros së 31-të të Premier League, në stadiumin Etihad.

Përpara kësaj përballje, Manchester City është në vendin e dytë në Premier League, me 67 pikë, duke qenë gjashtë pikë prapa liderit Arsenal, por duke pasur një ndeshje më pak se “Topçinjtë”. Podiumin e plotëson Newcastle, me 56 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 15 Prill 2023, 12:17

Rasti Negreira: Kërkohen 1.050.871 euro!

SPANJE - E shtuna e tij ishte sa dy muaj që kur Cadena Ser zbuloi pagesat nga Barcelona për kompanitë e Enríquez Negreira dhe ...