Art&Argëtim

Matthew McConaughey beson se Woody Harrelson është gjysmëvëllai i tij: Ka prova!

Aktori i njohur ka dhënë një intervistë në podcast-in “Let's Talk Off Camera” dhe ka folur për marrëdhënien miqësore që e lidh me kolegun e tij.

14 Prill 2023, 17:55 Nga k.m.
Matthew McConaughey beson se Woody Harrelson është
Matthew McConaughey dhe Woody Harrelson

SHBA- Matthew McConaughey është pothuajse i sigurt se Woody Harrelson është... gjysmëvëllai i tij. Aktori i njohur ka dhënë një intervistë në podcast-in “Let's Talk Off Camera” dhe ka folur për marrëdhënien miqësore që e lidh me kolegun e tij.

“Fëmijët e mi e quajnë Xha Woody dhe ai më thërret mua Uncle Matthew. Ndodh që kur na shikojnë në fotot e vjetra, na ngatërrojnë,”- ka deklaruar fillimisht ai. Ajo që i bëri ata të mendonin se mund të kishin lidhje gjaku, nisi me një bisedë që kishin me nënën e Mattheë McConaughey.

“Ne ishim në Greqi para disa vitesh dhe ishim ulur të gjithë së bashku duke folur se sa të afërta janë familjet tona. Mami ime kthehet atëherë, dhe ajo thotë "Woody", unë e njihja babanë tuaj shumë mirë. Babai i Woody ishte pushuar nga puna ndërsa unë dhe im shoq po kalonim divorcin e dytë,"-u ka thënë ajo.

Megjithatë, aktori McConaughey deklaroi se nuk është ende gati të bëjë testin e ADN-së, pasi mund të mos ndryshojë asgjë për mikun e tij.

"Shiko, është e lehtë për Woody, sepse ai nuk ka asgjë për të humbur. Por mua më duhet të pranoj që babai që kam njohur prej 53 vitesh nuk është babai im biologjik. E kuptoni vështirësinë time,”-shtoi ai. 

matthew mcconaughey woody harrelson

Sondazh

Poll