Art&Argëtim

ME VIDEO- Kris Jenner “kap mat” James Corden duke bërë dush në banjën e vajzës së saj

Prezantuesi po bënte një skeç televiziv me Kardashians dhe Jenners, duke u bërë asistenti i tyre për një ditë.

14 Prill 2023, 15:53 Nga k.m.
ME VIDEO- Kris Jenner “kap mat” James Corden duke bërë
James Corden dhe Kris Jenner

SHBA- Kufijtë e Kris Jenner u testuan nga James Corden, pak para se të tërhiqet përgjithmonë nga prezantimi i "Late Late Show". Prezantuesi po bënte një skeç televiziv me Kardashians dhe Jenners, duke u bërë asistenti i tyre për një ditë. Roli i tij ishte të shoqëronte Kim Kardashian në punët e saj, si dhe të bënte një smoothie për nënën e saj, Kris.

Ndër gjërat që ai duhej të bënte si asistent ishte një shkonte edhe në shtëpinë e Kylie Jenner teksa ajo ishte larg, duke shoqëruar nënën e saj. Por britaniku guxoi të hiqte rrobat e tij dhe hyri në banjën e Kylie Jenner, hoqi të gjitha rrobat dhe bëri dush. Derisa e gjeti Kris Jenner...e reagimi nuk ishte i mirë.

Shikoni videon:

“James dil nga dushi, merr një peshqir. Askush nuk duhet të jetë në banjën e Kylie!,”-dëgjohet Jenner ndër të tjera. 

Pasi doli nga dushi, ai nxitoi t'i kërkonte falje Kylie Jenner-it, por nuk iu pranua. 

james cordon

Sondazh

Poll