Art&Argëtim

FOTOT/ Pozoi nudo në pemën e shenjtë 700-vjeçare, arrestohet blogerja në Bali

Imazhet janë bërë virale në rrjet dhe autoritetet kanë ndaluar menjëherë blogeren, identiteti i të cilës nuk është bërë i ditur.

14 Prill 2023, 09:54 Nga f.i
FOTOT/ Pozoi nudo në pemën e shenjtë 700-vjeçare,
blogerja

INDONEZI- Një blogere e huaj në Bali është arrestuar, pasi realizoi disa foto nudo në një pemë të shenjtë për vendasit, që mendohet të jetë 700-vjeçare. Mediat e huaja raportojnë se blogerja së shpejti pritet të dërgohet në vendin e saj.

Aktivistja indoneziane Ni Luh Djelantik shpërndau në rrjetet sociale fotot ku shfaqej një vajzë që pozonte nudo pranë pemës së Kayu Putih që ndodhet në pjesën e pasme të tempullit të Tabanit, 23 km në veri të Denpasar. Imazhet janë bërë virale në rrjet dhe autoritetet kanë ndaluar menjëherë blogeren, identiteti i të cilës nuk është bërë i ditur.

“Mendon se është bukur të dalësh nudo në vendet tona të shenjta? Kthehu në vendin tënd nëse nuk respekton traditën dhe kulturën tonë”, -shkruan aktivistja krahas fotove.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ni Luh Putu Ary Pertami Djelantik (@niluhdjelantik)

Ky nuk është rasti i parë, pasi një ngjarje e ngjashme është shënuar dhe vitin e kaluar kur influencerja ruse, Alina Fazleeva u deportua nga autoritetet në Bali pasi edhe ajo pozoi nudo pranë pemës së shenjtë.

arrestohet modelja ne bali ni luh djelantik

Sondazh

Poll