Art&Argëtim

Shtohen thashethemet, por ende s'ka konfirmim! Kylie Jenner në një lidhje me aktorin Timothée Chalamet

Në fakt, TMZ arriti të sigurojë foto, me automjetin e parkuar në pamje të publikut, jashtë rezidencës së Chalamet.

14 Prill 2023, 16:04 Nga k.m.
Shtohen thashethemet, por ende s'ka konfirmim! Kylie Jenner në
Kylie Jenner dhe Timothee Chalamet

SHBA- Thashethemet se Kylie Jenner po shijon një romancë me aktorin Timothee Chalamet po shtohen. Mesditën e së enjtes makina e biznesmenes dhe yllit televiziv u pa jashtë banesës së aktorit në Beverly Hills.

Në fakt, TMZ arriti të sigurojë foto, me automjetin e parkuar në pamje të publikut, jashtë rezidencës së Chalamet. Thashethemet nisën të enjten e kaluar, në rrjetet sociale dhe ndonëse deri më tani asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar lajmin, publiku tashmë është i bindur për romancën e tyre.

Shtohen thashethemet, por ende s'ka konfirmim! Kylie Jenner në

Llogaria e njohur në Instagram 'Deuxmoi', e cila shpesh publikon lajme ekskluzive për njerëz të famshëm, pohoi se burime të shumta kanë konfirmuar se Kylie Jenner aktualisht është në lidhje me aktorin.

kylie jenner timothee chalamet

Sondazh

Poll