Art&Argëtim

Veshje e papërshtatshme dhe brirë djalli në kokë, Sam Smith kritikohet sërish: Performancë 'satanike'

Paraqitja e tij me veshje të papërshtatshme për të rinjtë ka sjellë 'lum' kritikash në rrjet nga fansat.

14 Prill 2023, 10:15 Nga f.i
Veshje e papërshtatshme dhe brirë djalli në kokë, Sam Smith
Sam Smith

SHBA- Këngëtari Sam Smith është kritikuar sërish pas performancës së tij në turnen në Gloria. Paraqitja e tij me veshje të papërshtatshme për të rinjtë ka sjellë 'lum' kritikash në rrjet nga fansat, shkruan Dailymail.

Smith është shfaqur në skenë me brirë djalli në kokë, i veshur me korse dhe mbathje në ngjyrë të kuqe dhe të zezë. Fansat pasi kanë parë se në dorë mbante një skeptër të kuq dhe zjarri në skenë e rrethonte ngado, e kanë quajtur performancën e tij 'satanike'.

Në komente fansat e kritikuan atë për seksualizimin, satanik dhe veshje jo e përshtatshme për shikuesit e rinj në audiencë. 

'E gjithë kjo shfaqje është satanike!',-shkruan një fans.

"Kur ke zërin, nuk e kuptoj nevojën për të seksualizuar një performancë të tillë,"-shkruan një tjetër.

'Unë do të postoja videon e Sam Smith, por fëmijët nuk mund ta shihnin atë... ai po e çon argëtimin në nivele ekstreme."-u shpreh një fans.

Kjo nuk është hera e parë që këngëtari Sam Smith kritikohet për performancat e tij në skenë.

sam smith

Sondazh

Poll