Art&Argëtim

Shakira u largua në SHBA/ Pique merr vendimin, ja kur do të mund t'i shohë fëmijët e tij

Besohet se Pique do të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara gjatë këtij muaji për të parë fëmijët e tij. Sipas La Vanguardia, ai lejohet të kalojë kohë me ta deri në 10 ditë në muaj dhe gjatë pushimeve verore.

14 Prill 2023, 10:40 Nga f.i
Shakira u largua në SHBA/ Pique merr vendimin, ja kur do të mund
Shakira, Pique dhe dy djemtë

SHBA- Tani që Shakira u largua nga Barcelona për t'u transferuar në Miami, Pique edhe pse i pëlqen të kalojë kohë me fëmijët e tij, tani ai do t'i shohë më rrallë. Pavarësisht ndarjes së Gerard Pique me Shakira, është e qartë se ish-futbollisti ka qenë gjithmonë një baba i kujdesshëm dhe tani po bën të pamundurën për të rregulluar vizitën e tij të parë me fëmijë e tij në Miami.

Mësohet se avokatët e Pique janë tashmë në kontakt me ekipin ligjor të Shakirës për të rregulluar vizitën e parë të futbollistit, shkruajnë mediat e huaja. Besohet se Pique do të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara gjatë këtij muaji për të parë fëmijët e tij. Sipas La Vanguardia, ai lejohet të kalojë kohë me ta deri në 10 ditë në muaj dhe gjatë pushimeve verore.

Pas ndarjes, Shakira ka mbajtur 70 për qind të kujdestarisë së fëmijëve dhe Pique ka 30 për qind.

shakira dhe piqué gerard pique

Sondazh

Poll