Art&Argëtim

Po bënte foto nudo në shpellë, modeles së OnlyFans i ndodh e papritura, bllokohet nga batica

Modelja vendosi të bëjë disa foto provokuese për fansat e saj në internet në një liman, mirëpo në një moment ajo vuri re se batica po vinte dhe kuptoi se nuk mund të dilte nga limani. Për fat të mirë, ekipit të shpëtimit iu deshën vetëm 20 minuta për ta gjetur atë dhe për ta shpëtuar nga sprova e tmerrshme.

14 Prill 2023, 09:05 Nga f.i.
Po bënte foto nudo në shpellë, modeles së OnlyFans i ndodh e
Michaela Ogilvie

BRITANI E MADHE- Një modele e OnlyFans teksa po bënte foto nudo në një shpellë u bllokua nga batica. Michaela Ogilvie, 32-vjeç arriti të dilte nga shpella në plazhin e Dumpton Gap në Broadstairs me një varkë shpëtimi, shkruan Dailymail.

Modelja vendosi të bëjë disa foto provokuese për fansat e saj në internet në një liman, mirëpo në një moment ajo vuri re se batica po vinte dhe kuptoi se nuk mund të dilte nga limani. Për fat të mirë, ekipit të shpëtimit iu deshën vetëm 20 minuta për ta gjetur atë dhe për ta shpëtuar nga sprova e tmerrshme.

Modelja ka treguar momentin e sikletshëm, kur vala e la të bllokuar në shpellë dhe nuk mund të gjente dot rrugëdalje.

"Kur pashë valën që po hynte, mendova "si mund të isha kaq budallaqe? Unë nuk mund të dilja nga limani në asnjë mënyrë, deti kishte hyrë plotësisht. Pashë shkëmbinjtë, duke pyetur veten nëse mund të ngjitesha lart. Pastaj pashë prapa në shpellë duke menduar "nëse qëndroj atje do të mbushet me ujë dhe mund të mbytem",-tha Ogilvie.

Michaela numëron rreth 30,000 fansa në Instagramin e saj dhe 20,000 në TikTok, duke u renditur në dy përqindëshin e parë të OnlyFans. 

modelja e onlyfans michaela ogilvie

Sondazh

Poll