Art&Argëtim

Shifra marramendëse/ Blendi Gonxhe zbulon çmimin: Ja sa ka kushtuar targa e personalizuar e Noizyt

Targa e personalizuar e Noyzit për makinën e tij të llojit 'Lamborghini' ka kushtuar2.2 milionë lekë të vjetra.

14 Prill 2023, 12:11 Nga f.i
Shifra marramendëse/ Blendi Gonxhe zbulon çmimin: Ja sa ka kushtuar
Blendi Gonxhe dhe Noyzi

TIRANË- Drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhja ka treguar se sa ka kushtuar targa që reperi Rigels Rajku ka blerë për një prej makinave të tij. Gonxhja në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania tha se targa e personalizuar e Noyzit për makinën e tij të llojit 'Lamborghini' ka kushtuar2.2 milionë lekë të vjetra.

"Kjo targë që ka marrë dhe këngëtari Noizy hyn te kombinimet me 6 karaktere dhe duhet të jetë diku te 2.2 milionë lekë të vjetra,” – tha ai.

Më tej Gonxhja u shpreh se të tilla targa mund të mbarten nga mjeti në mjet, me kriterin që mjeti tjetër të jetë më i shtrenjtë se i pari.

noyzi targat e personalizuara blendi gonxhe

Sondazh

Poll