Bota

Ministrja e Jashtme gjermane: Pekini duhet të bindë Rusinë të ndalojë luftën në Ukrainë

Gjatë një konference për shtyp të premten, Baerbock i kërkoi Kinës që t'i kërkojë agresorit rus të ndalojë luftën në Ukrainë, duke thënë se asnjë vend tjetër nuk ka më shumë ndikim në Moskë. 

14 Prill 2023, 15:51 Nga a.l
Ministrja e Jashtme gjermane: Pekini duhet të bindë Rusinë
Annalena Baerbock

GJERMANI- Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock i ka bërë thirrje Pekinit që të përdorë ndikimin e tij në Moskë për të ndalur pushtimin e Ukrainës. Gjatë një konference për shtyp të premten, Baerbock i kërkoi Kinës që t'i kërkojë agresorit rus të ndalojë luftën në Ukrainë, duke thënë se asnjë vend tjetër nuk ka më shumë ndikim në Moskë, shkruajnë mediat e huaja.

“Më duhet ta them hapur se pyes veten pse qëndrimi i deritanishëm kinez nuk përfshin kërkesën ndaj agresorit rus për të ndalur luftën”, shtoi ajo.

Presidenti kinez Xi Jinping vizitoi Moskën në mars, duke u zotuar të forcojë lidhjet strategjike dhe të luftojë Perëndimin me homologun e tij rus. 

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë tha se ky takim tregoi se asnjë vend tjetër nuk ka më shumë ndikim mbi Rusinë sesa Kina dhe vendimi për të përdorur këtë ndikim prek drejtpërdrejt interesat thelbësore të Evropës.  Në udhëtimin e saj të parë në Kinë që nga marrja e detyrës në shtator, Baerbock i bëri thirrje Pekinit të përdorte të njëjtin ndikim që ushtroi kohët e fundit për të ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje midis Iranit dhe Arabisë Saudite.  

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll