Al Nassr shkarkoi Garcia, trajneri i ri i Ronaldos është i panjohuri Jeliçiç
ARABI SAUDITE - Al Nassr i Cristiano Ronaldos shkarkoi trajnerin francez Rudy Garcia sot (13/4) pas më pak se një viti në kry...
Boris Kleiman do të ndiqet penalisht për përdhunim seksual të të miturve dhe furnizim me lëndë narkotike për përdorim personal. Kleiman akuzohet se ka përdhunuar në Kolonaki të Athinës një studente të mitur nga Belgjika.

REQI - Nëntë ditë më parë Boris Kleiman ishte një hero. Pasditen e 2 prillit në stadiumin Alexandra Avenue, Panathinaikos priti Volos në një ndeshje të play-off-it të Super League dhe donte vetëm fitore.
Në 90’+7, teksa ndeshja ishte 0-0, Sporar ekzekuton një penallti për Panathinaikos dhe të gjithë prisnin golin e fitores. Por, portieri 32-vjeçar i Volos kishte një mendim tjetër. Ai e pret penalltinë. Panathinaikos humb dy pikë dhe Kleiman bëhet hero. Nëntë ditë më vonë, më 11 prill, Kleiman do të kalojë nga parajsa në ferr.
Policia do ta arrestojë. Ai do të ndiqet penalisht për përdhunim seksual të të miturve dhe furnizim me lëndë narkotike për përdorim personal. Kleiman akuzohet se ka përdhunuar në Kolonaki të Athinës një studente të mitur nga Belgjika.
View this post on Instagram
Por kush është Boris Kleiman? Në kartën e tij të identitetit thuhet se ai ka lindur në vitin 1990. Ai filloi të luante futboll kur ishte i ri dhe ëndërronte të kishte një karrierë të shkëlqyer dhe një familje të madhe.
Nuk ia doli aq mirë në të parën. Në të dytën, deri tani mund të pretendohej se kishte një familje të madhe dhe të shkëlqyer. Ai është përkufizimi i një familjari të mirë me një jetë të lumtur, por siç thotë në profilin e tij në Instagram:
Gruaja e tij është gjithashtu dashuria e jetës së tij. Ajo është një kukull që mund të ndiqte karrierën e modelingut. Mirëpo Lian vendosi t'ia kushtonte jetën Borisit dhe familjes së saj. Së bashku kanë tre fëmijë. Ata u martuan në vitin 2010.

Djali i madh (Ariani) është 5.5 vjeç. Vajza, Selini është 3 vjeç dhe anëtari më i vogël i familjes është Romeo i lindur në Volos. Ai deklaron se është marrëzisht i dashuruar pas gruas së tij dhe gjithë familjes i pëlqen jeta dhe klima në Volos.
Kleiman ka lindur në një qytet ukrainas, Vinnytsia, i cili është një orë larg kryeqytetit Kiev. Para se ai të mbushte një vjeç, familja e tij u larguan për në Izrael, pasi ata janë hebrenj.
Boris u rrit dhe jetoi atje, por ai gjithmonë ka në zemër Ukrainën, ku ende jetojnë anëtarët e familjes së tij. Pasi ka luajtur në Qipro, ai ka 3 vite në Greqi dhe ka mësuar shumë fjalë greqisht.
Ai filloi të luajë futboll në Hapoel, por përvoja e tij e parë në divizionin e madh ishte si lojtar i Kfar Saba. Pak nga pak nisi të bëhej i njohur dhe u gjend në kombëtaret e vogla me izraelitët, që e quanin “Kasijas i vogël”.
View this post on Instagram
Ai kurrë nuk i qëndroi atij pseudonimi, duke luajtur vetëm një herë për ekipin kombëtar (në një miqësore kundër Kroacisë në 2016). Në verën e vitit 2018, Kleiman vendosi të largohej nga Izraeli, pasi e pa që nuk kishte perspektivë zhvillimi, por edhe sepse mediat ishin tepër të shqetësuara për jetën e tij personale.
Në vitin 2018 shkoi të luante në Qipro me Paralimni dhe në vitin 2020 mbërriti në Volos. Vazhdimi dihet...
B.T (Dosja.al)
ARABI SAUDITE - Al Nassr i Cristiano Ronaldos shkarkoi trajnerin francez Rudy Garcia sot (13/4) pas më pak se një viti në kry...
TURQI - Një volejbolliste 18-vjeçare ka rënë nga dritarja e një dhome hoteli në Stamboll dhe ende nuk dihen shkaqet që &cce...
ITALI - Mike Maignan vazhdon të ndihmojë Milanin me pritjet e tij fantastike. “Gardiani” francez u shfaq i pakalueshëm në &ccedi...
TURQI - Milot Rashica është një nga lojtarët më të mirë të ekipit turk Galatasaray dhe trajneri Okan Buruk e sheh me adm...
ARABIA SAUDITE - Tashmë lajmi është zyrtarizuar. Al-Nassr ka njoftuar largimin e Rudi Garcias. Trajneri francez largohet nga klubi sa...
SPANJE - Fede Valverde ka folur mëngjesin e sotëm në dalje të Valdebebas. Lojtari i Real Madridit doli në makinën e ti...
GJERMANI - Ishte skandali i madh i çerekfinaleve të Cgampions League, pasi Bayern humbi 3-0 nga Manchester City. Në përfundim të nd...
SPANJE - Dani Alves, ish-lojtari i Barcelonës dhe Sevilles, i cili u arrestua më 20 janar i akuzuar për një sulm seksu...
ARGJENTINE - Fitorja 1-0 e San Lorenzos kundër Boca-s u shënua nga polemika të mëdha kur përfundoi pjesa e parë. N&eum...
ANGLI - Klubet e Premier League kanë rënë dakord kolektivisht të heqin logot e kompanive të basteve nga pjesa e përparme...