Sport

Dani Alves do të dalë nga burgu, të hënën para gjyqtares për një deklaratë të re...

Dani Alves do të dëshmojë sërish para gjyqtarit të hënën më 17 prill me kërkesë të mbrojtjes

13 Prill 2023, 15:38 Nga DOSJA

Dani Alves do të dalë nga burgu, të hënën para

SPANJE - Dani Alves, ish-lojtari i Barcelonës dhe Sevilles, i cili u arrestua më 20 janar i akuzuar për një sulm seksual të dyshuar ndaj një vajze 23-vjeçare të kryer në klubin e natës Sutton në Barcelonë më 30 dhjetor, do të dëshmojë sërish para gjykatësit të hënën, më 17 prill me kërkesë të mbrojtjes.

Cadena SER raporton se futbollisti 39-vjeçar, i cili është ende në paraburgim pa kusht, dëshiron të japë sërish versionin e tij të ngjarjeve, pasi e ka ndryshuar disa herë më parë, tani që hetimet gjyqësore praktikisht kanë përfunduar.

RVV-ja publikon në faqen e saj të internetit, se gjyqtarja ka dhënë miratimin e saj për këtë ndryshim. Katër versionet e Dani Alves pas arrestimit të akuzuar për përdhunim janë: nga mosnjohja e viktimës deri te seksi konsensual.

Dani Alves do të dalë nga burgu, të hënën para

Çfarë dënimesh i nënshtrohet Dani Alves, në rast se shpallet fajtor? Mbrojtësi brazilian përballet me një krim të supozuar të sulmit seksual. Pas modifikimit të fundit legjislativ nga 'Ligji i Po-së është Po', dënimet variojnë nga 4 deri në 12 vjet burg kur sulmi konsiston në aksesin mishor vaginal, anal ose oral.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll