Sport

Al Nassr shkarkoi Garcia, trajneri i ri i Ronaldos është i panjohuri Jeliçiç

Trajneri francez u shkarkua nga skuadra e Arabisë Saudite për shkak të rezultateve të dobëta

13 Prill 2023, 17:27 Nga DOSJA
Al Nassr shkarkoi Garcia, trajneri i ri i Ronaldos është i panjohuri

ARABI SAUDITE - Al Nassr i Cristiano Ronaldos shkarkoi trajnerin francez Rudy Garcia sot (13/4) pas më pak se një viti në krye, pas raportimeve të mediave për tensionet në dhomat e zhveshjes dhe vetëm disa ditë para një ndeshjeje vendimtare me kampionët Al Hilal.

Garcia, ish-trajneri i Romës dhe Marsejës, kritikoi lojtarët pas barazimit 0-0 të së dielës së kaluar me Al Feiha-n, i cili ul shanset e tyre për një titull të ligës nga viti 2019, duke thënë: “Rezultati është i keq. Nuk jam i kënaqur me lojtarët”.

Mediat lokale raportuan se marrëdhënia e Garcias me lojtarët e shtyu klubin ta shkarkonte atë, si dhe pakënaqësi me stilin e tij të lojës.

Zëvendësuesi i tij i përkohshëm do të jetë trajneri i U19, Dinko Jelicic. Ai është një trajner kroat 49-vjeçar me eksperiencë në kategoritë minore të vendit të tij, me njohuri të Akademive dhe kalimtar në ekipet kombëtare U-20 dhe U-19 të Kroacisë. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll