Sport

VIDEO/ Fjalët e para të Fede Valverdes, pas incidentit të tij me Baenën...

Lojtari i Real Madridit mori mbështetjen e Bernabeu në ndeshjen kundër Chelsea...

13 Prill 2023, 16:12 Nga DOSJA

VIDEO/ Fjalët e para të Fede Valverdes, pas incidentit të tij me

SPANJE - Fede Valverde ka folur mëngjesin e sotëm në dalje të Valdebebas. Lojtari i Real Madridit doli në makinën e tij dhe u ndal për të dhënë autografe për tifozët që ndodheshin aty. Në atë kohë, Valverde bëri deklaratat e para pas incidentit të tij me Baenën.

“Po, jam më mirë mendërisht”, i tha Valverde emisionit ‘Golazo de Gol’, duke shpjeguar se për momentin është mbështetur "te familja, te njerëzit e Madridit dhe ata që e mbështesin në rrugë" dhe donte t'i falënderonte për këtë mbështetje.

Mesfushorit uruguajan një mbështetje të madhe i dha ‘Bernabeu’ në ndeshjen kundër Chelsea.  Tifozët e Real Madridit kënduan emrin e Fede Valverde disa sekonda para fillimit të ndeshjes së Champions League kundër Chelsea dhe në minutën e 15-të, atë të numrit të tij, si një gjest mbështetjeje pas incidentit të tij me lojtarin e Villarrealit, Álex Baena.

Në ato momente fansat madrilène gjetën mirënjohje nga mesfushori uruguajan që vuri dorën në zemër.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll