Sport

VIDEO / Rrënqethëse, pamjet e fundit të volejbollistes 18-vjeçare që u hodh nga dritarja e dhomës së hotelit

Volejbollistja e talentuar italiane 18-vjeçare Julia Ituma ka ndërruar jetë në Stamboll, ku skuadra e saj Novara luajti ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Champions League kundër Ezachibashi.

13 Prill 2023, 17:18 Nga DOSJA
VIDEO / Rrënqethëse, pamjet e fundit të volejbollistes

TURQI - Një volejbolliste 18-vjeçare ka rënë nga dritarja e një dhome hoteli në Stamboll dhe ende nuk dihen shkaqet që çuan në ngjarjen tragjike.

Mirëpo, tashmë është shfaqur një video e vëzhgimit nga hoteli, ku janë regjistruar momentet e fundit të volejbollistes së re.

Siç shihet në video, pak para se të ndodhte aksidenti, vajza ishte duke ecur përgjatë korridorit para dhomës së hotelit, më pas u ul dhe dukej duke qarë dhe në fund hyri në dhomë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll