Sport

Premier League ‘divorcohet’ nga logot e kompanive të basteve në fanelat zyrtare...

Është liga e parë sportive në Mbretërinë e Bashkuar që merr vullnetarisht këtë masë, e cila do të nisë në sezonin 2025/2026.

13 Prill 2023, 14:42 Nga DOSJA
Premier League ‘divorcohet’ nga logot e kompanive të basteve

ANGLI - Klubet e Premier League kanë rënë dakord kolektivisht të heqin logot e kompanive të basteve nga pjesa e përparme e fanelave të tyre, duke u bërë liga e parë sportive në MB që ndërmerr një lëvizje të tillë vullnetare, për të reduktuar reklamat e basteve.

Njoftimi ka ardhur, sipas deklaratës zyrtare të ligës angleze, pas një konsultimi të gjerë në të cilin, përveç klubeve të kompeticionit të ligës më të lartë, kanë marrë pjesë edhe Departamenti i Kulturës, Medias dhe Sportit i qeverisë angleze, si pjesë e rishikimit të legjislacionit aktual të lojërave të fatit që është në proces.

Kjo masë, e cila do të hyjë në fuqi në sezonin 2025/2026, do të prekte më pak se gjysmën e klubeve në Premier League, duke përfshirë Newcastle United (kontrata e tij përfundon këtë vit), Leeds United ose Sauthampon, skuadra të cilat në fanelat e tyre kanë logo të kompanive të basteve.

Kjo masë nuk do të nënkuptonte prishjen kontratave me këtë lloj sponsori, pasi do të kufizohet vetëm në pjesën e përparme të fanelës zyrtare. Deri në tetë skuadra të Premier League kanë një kompani bastesh si sponsor kryesor, gjashtë prej tyre afatgjatë.

Gjithashtu, vijon deklarata, Premier League po punon edhe me sporte të tjera për të zhvilluar një kod të ri sponsorizimi të lidhur me lojërat e fatit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll