Sport

Zyrtare/ Al-Nassr, zgjidhje konsensuale me trajnerin Rudi Garcia...

Pas tetë muajsh bashkëpunim, klubi saudit ku luan Cristiano Ronaldo, ka ndërprerë marrëdhënien te trajnerin francez.

13 Prill 2023, 16:37 Nga DOSJA

Zyrtare/ Al-Nassr, zgjidhje konsensuale me trajnerin Rudi Garcia...

ARABIA SAUDITE - Tashmë lajmi është zyrtarizuar. Al-Nassr ka njoftuar largimin e Rudi Garcias. Trajneri francez largohet nga klubi saudit pas tetë muajsh, teksa palët kanë arritur marrëveshje për ndërprerjen kontratës në mënyrë konsensuale. 

Deklarata zyrtare: “Al-Nassr mund të njoftojë se trajneri Rudi Garcia është larguar nga klubi me pëlqim reciprok. Bordi dhe të gjithë në Al-Nassr dëshirojnë të falënderojnë Rudin dhe stafin e tij për punën e tyre të përkushtuar gjatë 8 muajve të fundit”.

Zyrtare/ Al-Nassr, zgjidhje konsensuale me trajnerin Rudi Garcia...

Në deklaratën e klubit saudit nuk jepen më tepër detaje për prishjen e kontratës, ndërkohë që më herët është thenë se trajneri Rudi Garsia ka patur probleme në dhomën e zhveshjes me lojtarët.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll