Bota

"KRIPTO-MBRETI" fshihej në një apartament luksoz në Serbi! Vila 2 milionëshe ishte një strehë e sigurt, si mashtroi sistemin për 40 mld $

Sipas dokumenteve zyrtare, dupleksi në katin e tretë është në pronësi të Han Cheng Yoon - një shtetas i Koresë së Jugut, i cili u arrestua së bashku me Kwon kur u përpoqën të arratiseshin nga Mali i Zi në Dubai me një avion privat.

13 Prill 2023, 16:49 Nga k.m.
"KRIPTO-MBRETI" fshihej në një apartament luksoz në
Do Kwon

MALI I ZI- Koreano-jugori, Do Kwon qëndronte në një apartament 2 milionë eurosh në një lagje "ekskluzive" në Beograd, Dedinje, në kohën kur ndaj tij ishte lëshuar urdhri i kuq i Interpolit. Sipas dokumenteve zyrtare, dupleksi në katin e tretë është në pronësi të Han Cheng Yoon - një shtetas i Koresë së Jugut, i cili u arrestua së bashku me Kwon kur u përpoqën të arratiseshin nga Mali i Zi në Dubai me një avion privat.

"KRIPTO-MBRETI" fshihej në një apartament luksoz në
Do Kwon

Hahn zotëronte gjithashtu dy vende parkimi në një rezidencë të quajtur Ambassador Park, e vendosur në një lagje të njohur me diplomatë dhe biznesmenë të pasur. Vetëm 6 minuta me makinë nga Ambasada Koreane në Serbi. Kjo do të thotë se prokurorët nga vendi i Azisë Lindore që vizituan Serbinë muajt e fundit për të punuar me zyrtarët vendas të zbatimit të ligjit mund të kenë qenë shumë më afër kapjes

Por i ashtuquajturi "mbreti i kriptomonedhës" u arrestua në mars në Podgoricë.

"Policia malazeze ndaloi një person që dyshohet se është një nga të arratisurit më të kërkuar, shtetasin e Koresë së Jugut Do Kwon, bashkëthemelues dhe CEO i ‘Terraform Laps’ me seli në Singapor,”-kështu lajmëroi ministri i Brendshëm, Filip Adržić.

Do Kwon dyshohet për mashtrim me vlerë 40 miliardë dollarë. Por, Kwon dhe partneri i tij, Han Chang Joon, themeluan një kompani të quajtur "Codokoj22 doo Beograd" më 12 tetor 2022, tre javë pasi ai përfundoi në listën e të kërkuarve nga Interpol.

Kompania është e regjistruar në qendër të Beogradit dhe është interesante se SH.PK është e regjistruar për aktivitete konsulente lidhur me biznesin.

do kwon

Sondazh

Poll