Bota

"Do të bëjmë gjithçka për ta shmangur"/ Vuçiç në Rashkë: Çdo konflikt në Kosovë do të ishte konflikt me NATO-n

Në këtë takim, që ishte i hapur për publikun, morën pjesë edhe kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç, dhe ministra të tjerë serbë.

13 Prill 2023, 16:21 Nga a.l
"Do të bëjmë gjithçka për ta shmangur"/
Aleksandër Vuçiç

SERBI-  Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha sot nga takimi në Rashkë me përfaqësuesit politkkë të serbëve në Kosovë se çdo konflikt në Kosovën do të ishte konflikt me NATO-n dhe tha se do të bëj gjithçka për ta shmangur atë, shkruan Tanjug. 

“Dhe unë nuk mendoj se ka ndonjë zgjedhje në këtë çështje, sepse ne nuk do të ishim në rrugën evropiane që nga viti 2000 nëse gjërat do të ishin ndryshe, sepse 22 nga 27 vende, dhe pastaj do të ishin 23 nga 28 vende, sepse Britania e Madhe ishte anëtare e BE-së, dmth një fuqi tjetër shumë e fuqishme ishte dhe sot është kundër nesh për këtë çështje. Pra nuk është aq e thjeshtë”, tha Vuçiç.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar sot një takim në Rashkë, në jug të Serbisë, me përfaqësuesit politikë të serbëve në Kosovë. Në këtë takim, që ishte i hapur për publikun, morën pjesë edhe kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç, dhe ministra të tjerë serbë. Më herët, presidenti serb deklaroi se rezultati i takimit do të jetë një platformë e përbashkët sa i përket zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 23 prill në veri të Kosovës, por edhe të ngjarjeve të ardhshme.

aleksander vucic

Sondazh

Poll