Bota

'Është më shumë se një kompromis'/ Vuçiç nga takimi në Rashkë: Kemi dërguar propozimin në Bruksel për targat

Vuçiç tha se pala serbe, më 12 prill, i ka dërguar Brukselit propozimin e fundit, që siç e quajti ai është më shume se një kompromis.

13 Prill 2023, 15:15 Nga a.l
'Është më shumë se një kompromis'/
Ana Brnabiç, Aleksandër Vuçiç dhe Petar Petkoviç

SERBI- Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç në takimin në Rashkë me përfaqësuesit politikë të serbëve në Kosovë, foli edhe për targat e lëshuara nga autoritetet serbe për automjetet në Kosovë. Vuçiç tha se pala serbe, më 12 prill, i ka dërguar Brukselit propozimin e fundit, që siç e quajti ai është më shume se një kompromis, shkruan Nova.rs 

Nëse nuk e pranojnë, ne do të zbatojmë masa që do të jenë përgjigje domethënëse dhe serioze ndaj palës që përdor forcën dhe aparatin e saj të represionit, mbi të gjitha në veri të Kosovës”, tha Vuçiç.

Targat kanë qenë shkaktar i tensioneve në veri të Kosovës që nga viti 2022. 

Presidenti Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar sot një takim në Rashkë me përfaqësuesit politikë të serbëve në Kosovë. I pranishëm në këtë takim është edhe Drejtori i Zyrës për Kosovë, Petar Pekoviç dhe kryeministrja serbe Ana Brnabiç. Në fokus të bisedimeve është situata politike në vend dhe zgjedhjet e paralajmëruara më 24 prill në 4 komunat në veri të Kosovës. 

aleksander vucic

Sondazh

Poll