Bota

S'kanë fund telashet! Trump do paraqitet për herë të dytë në prokurorinë e New York

Në padinë e saj pretendohet se Trump dhe familja e tij mashtruan bankat dhe bashkëpunëtorët e biznesit, duke u dhënë atyre informacion fals, për vlerën financiare të pronave të tij, si hotelet dhe klubet e golfit.

13 Prill 2023, 16:52 Nga A.B
S'kanë fund telashet! Trump do paraqitet për herë të
Donald Trump

SHBA- Ish-Presidenti Donald Trump pritet të shkojë nesër në zyrat e prokurorisë së Nju Jorkut, për t'u marrë ë pyetje, në lidhje me betejën ligjore mbi praktikat e biznesit të kompanisë së tij. Mediat e huaja raportojnë se ai pritet të takohet me përfaqësuesit e zyrës së Prokurores Letitia James, e cila ngriti padi ndaj Trump vitin e kaluar.

Në padinë e saj pretendohet se Trump dhe familja e tij mashtruan bankat dhe bashkëpunëtorët e biznesit, duke u dhënë atyre informacion fals, për vlerën financiare të pronave të tij, si hotelet dhe klubet e golfit. Padia nuk ka lidhje me akuzat e ngritura ndaj Trump nga prokurori i Manhatanit, ngritja e të cilave shënoi edhe rastin e parë në historinë e Shteteve të Bashkuara, që një ish-president, akuzohet për vepra penale.

Ish-Presidenti Trump dhe avokatët e tij kanë thënë se paditë e prokurorëve të zgjedhur nga radhët e demokratëve janë të motivuara politikisht dhe të pabazuara në ligj. Ai dhe kompania e tij kanë mohuar të kenë shkelur ligjin. Prokurorja James nuk pranoi t’i përgjigjej pyetjeve për deponimin gjatë një konference për shtyp të mërkurën.

Trump është takuar më parë me juristët e zyrës së Prokurores James më 10 gusht, por nuk pranoi t’u përgjigjej të gjitha pyetjeve, me përjashtim të disa pyetjeve procedurale, duke përmendur mbi 400 herë të drejtën e tij kushtetuese, bazuar në Amendamentin e Pestë të Kushtetutës amerikane, për të mos rrezikuar ligjërisht vetveten./Dosja.al

donald trump

Sondazh

Poll