Bota

Marie Le Pen me parashikime të errëta: Nëse Rusia fiton - një fatkeqësi, nëse fiton Ukraina, nis Lufta e Tretë Botërore

Marie Le Pen u shpreh se Rusisë duhet t'i vendosen sanksione, por jo në sektorin energjetik dhe se paqja duhet të negociohet.

13 Prill 2023, 16:40 Nga k.m.
Marie Le Pen me parashikime të errëta: Nëse Rusia fiton -
Marine Le Pen

PARIS- Udhëheqësja e Lëvizjes Popullore Franceze, Marine Le Pen, paralajmëroi se nëse Rusia fiton, do të jetë një fatkeqësi, por nëse Ukraina fiton, Lufta e Tretë Botërore do të nisë. Ajo u shpreh se Rusisë duhet t'i vendosen sanksione, por jo në sektorin energjetik dhe se paqja duhet të negociohet.

"Nëse Rusia fiton një luftë, do të jetë katastrofike, sepse të gjitha vendet me konflikte territoriale do të mendojnë se mund ta zgjidhin atë me armë. Nëse Ukraina fiton, do të thotë se NATO ka hyrë në luftë, sepse jam i bindur se Ukraina, pa ndihmën e NATO-s, nuk mund ta mposhtë Rusinë ushtarakisht. Dhe kjo do të thotë se sapo ka filluar Lufta e Tretë Botërore. Nëse vazhdojmë t'i dërgojmë armë Ukrainës, si po bëjmë tani, ne po përballemi me një luftë të re 100-vjeçare, e cila, duke marrë parasysh humbjet njerëzore, është e tmerrshme,"- tha ajo.

Duke folur për zgjedhjet në Francë, Le Pen tha se në Francë po ndodh pikërisht ajo që kishte parashikuar në fushatën zgjedhore.

"Në pak vite, nga partia më e urryer në Francë u bëmë më e dashura. Ne nuk kemi qenë kurrë ekstremistë të djathtë, sepse jemi rrënjësisht kundër disa parimeve karakteristike të kësaj prirjeje, si: antiparlamentarizmi, refuzimi i pluralizmit dhe përdorimi i dhunës. Ne e konsiderojmë kombin si zemrën politike të projektit tonë,"-shtoi ajo. 

Edhe pse Le Pen e mirëpriti faktin që presidenti francez Emmanuel Macron u distancua nga SHBA-ja në lidhje me Kinën, ajo e kritikoi për sovranitetin evropian, sepse siç thotë ajo, për të ekzistuar sovraniteti duhet një popull dhe aktualisht nuk ka popull evropian.

"Unë jam ende një euroskeptike dhe çdo ditë që kalon jam gjithnjë e më skeptike. Unë nuk jam skeptike për Evropën, por për organizimin politik të Evropës,"-e mbylli Le Pen. Kur bëhet fjalë për emigracionin, ajo tha se, nëse do të vinte në pushtet, do të prezantonte një dispozitë në Kushtetutën franceze që do t'u jepte francezëve përparësi ndaj të huajve në aksesin në punë, strehim dhe përfitime sociale.

marine le pen lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll