Bota

Akuzohet për vrasje/ Vuçiç mbron nënkryetarin e Listës Serbe: Ata kërkojnë të përzëne djemtë tanë më të guximshëm

Sipas Vuçiçit, Radoiçiç i cili është në listën e personave të kërkuar nga autoritetet e sigurisë në Kosovë, po persekutohet pasi siç e ka cilësuar se ai po lufton me njerëzit e tij.

13 Prill 2023, 16:36 Nga a.l
Akuzohet për vrasje/ Vuçiç mbron nënkryetarin e
Milan Radoiçiç

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i ka dalë edhe një herë në mbrojtje nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçç, i cili së bashku me të tjerët nga kjo parti ka marrë pjesë në takimin e përfaqësuesve të serbëve nga Kosova në Rashkë. Sipas Vuçiçit, Radoiçiç i cili është në listën e personave të kërkuar nga autoritetet e sigurisë në Kosovë, po persekutohet pasi siç e ka cilësuar se ai po lufton me njerëzit e tij, shkruan Danas. 

Ata kërkojnë t’i përzënë djemtë tanë më të aftë dhe më të guximshëm, në mënyrë që të mos hasin kurrë në asnjë rezistencë dhe të bëjnë si të duan. Si mendoni, nëse Milani [Radoiçiq] është më i keqi në botë, a meritonte ekspozim në mijëra faqe të para [medie] si në vendin tonë ashtu edhe në të gjithë botën. Nuk është kjo arsyeja, por ata i frikësohen se ai po lufton me njerëzit e tij nëse”, tha Vuçiç. 

Radoiçiç dhe Zvonko Veselinoviç së bashku me tregtarin e armëve Sllobodan Teshiq janë në listën e personave ndaj të cilëve Britania e Madhe ka vendosur sanksione. Po ashtu edhe administrata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka futur në listë Radoiçiçin dhe Veselinoviçin. Siç thuhet në shpjegimin e Departamentit të Thesarit, Veselinoviçi është lider i një grupi të organizuar kriminal dhe një nga figurat më famëkeqe të korruptuara në Kosovë, si dhe është i përfshirë në një skemë të gjerë të ryshfetit, të cilët shërbyen për të lehtësuar tregtinë e narkotikëve dhe armëve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Veselinoviç dhe Radoiçiç në Kosovë kërkohen si të dyshuar për vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviç.

milan radoicic aleksander vucic

Sondazh

Poll