Bota

Ushtarëve ukrainas u pritet koka/ Kuleba: Njësoj si ISIS! OKB të mbajë përgjegjësi

Kreu i Ministrisë së Jashtme të Estonisë deklaroi se pas këtyre pamjeve është e pamundur të flitet për dialog me Rusinë apo praninë e sportistëve rusë në Lojërat Olimpike.

12 Prill 2023, 17:49 Nga a.l
Ushtarëve ukrainas u pritet koka/ Kuleba: Njësoj si ISIS! OKB të
Dmytro Kuleba

UKRAINË- Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba ka reaguar lidhur me denoncimin e bërë me herët për vrasjen ekzekutimin makabër të ushtarëve e burgosur ukrainas nga trupat ruse. Ai i ka bërë thirrje OKB-së që të përjashtojë Rusinë nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së. Deklarata e Kuleba-s i referohet një videoje që qarkullon në kanalet ruse të Telegramit, ku ushtarët rusë i presin kokën një të burgosuri ukrainas të luftës.

"Është absurde që Rusia, e cila është më e keqe se ISIS, po kryeson Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Terroristët rusë duhet të dëbohen nga Ukraina dhe OKB-ja dhe të mbajnë përgjegjësi për krimet e tyre," theksoi Dmytro Kuleba.

Kreu i Ministrisë së Jashtme të Estonisë deklaroi se pas këtyre pamjeve është e pamundur të flitet për dialog me Rusinë apo praninë e sportistëve rusë në Lojërat Olimpike, shkruajnë mediat e huaja. 

Këshilli i Sigurimit përbëhet nga pesë anëtarë të përhershëm të OKB-së, duke përfshirë Rusinë, Mbretërinë e Bashkuar, Francën, Shtetet e Bashkuara dhe Kinën, të cilët kanë të drejtën e vetos, si dhe 10 vende anëtare me rotacion. 

dmytro kuleba

Sondazh

Poll