Bota

Biden përshëndet nënshkrimin e Marrëveshjes të së premtes së Mirë 25 vjet më parë: Irlanda e Veriut u transformua dhe u plotësua nga PAQJA

Ai zotohet se SHBA do të vazhdojë të jetë partneri i Irlandës së Veriut në ndërtimin e së ardhmes që të rinjtë e botës meritojnë.

12 Prill 2023, 16:42 Nga a.l
Biden përshëndet nënshkrimin e Marrëveshjes të së
Joe Biden

IRLANDA E VERIUT- Në fjalimin e mbajtur në Universitetin Ulster në Belfast, Biden përshëndeti nënshkrimin e Marrëveshjes së të Premtes së Mirë 25 vjet më parë paqja është fuqia e vërtetë e kësaj marrëveshjeje. Ai tha se Irlanda e Veriut u transformua dhe u plotësua nga paqja. Ai zotohet se SHBA do të vazhdojë të jetë partneri i Irlandës së Veriut në ndërtimin e së ardhmes që të rinjtë e botës meritojnë, shkruan BBC. 

"Kjo ka rëndësi për ne, për amerikanët dhe për mua personalisht. 25 vite të jashtëzakonshme duhet të festohen duke u përkushtuar për rinovim dhe riparim dhe duke e bërë paqen të drejtën e lindjes së çdo fëmije të Irlandës së Veriut për të gjitha ditët në vijim," shton ai.

Presidenti amerikan Joe Biden ka nisur një vizitë katër-ditore në Irlandën e Veriut dhe Republikën e Irlandës. Vizita e tij vjen në kuadër të 25 vjetorit të Marrëveshjes së së Premtes së Mirë, një marrëveshje paqeje që ndihmoi t'i jepet fund 30 viteve të konfliktit të dhunshëm në Irlandën e Veriut. Presidenti u përshëndet nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak pas uljes në Air Force One të martën mbrëma.

joe biden

Sondazh

Poll