Bota

Në kurorëzimin e mbretit Charles III, shkon Harry, por pa Meghan

Kurorëzimi është planifikuar për 6 maj në Westminster Abbey.

12 Prill 2023, 17:10 Nga k.m.
Në kurorëzimin e mbretit Charles III, shkon Harry, por pa Meghan
Foto ilustruese

BRITANI E MADHE- Princi Harry do të marrë pjesë në kurorëzimin e babait të tij Mbretit Charles III muajin e ardhshëm, por jo me gruan e tij. Meghan Markle do të qëndrojë në Kaliforni me fëmijët e tyre. Lajmin e konfirmoi një zëdhënës i Pallatit të Buckingham.

Kurorëzimi është planifikuar për 6 maj në Westminster Abbey.

Në të njëjtën ditë me kurorëzimin, djali i Harry dhe Meghan, Archie, do të festojë ditëlindjen e 4-të. Por pjesëmarrja në kurorëzimin e mbretit, do të jetë paraqitja e parë publike e Harry-t me familjen mbretërore që nga publikimi i librit të tij më të shitur, Spare, në të cilin ai zbuloi prapaskenat e tensioneve familjare.

mbreti charles iii

Sondazh

Poll