Bota

Pas fjalimit në Universitetin Ulster/ Biden niset nga Belfasti për në Republikë, pritet takimi me homologun e tij

Sipas zyrtarëve irlandezë, Biden duhej të udhëtonte me helikopter në Qarkun Louth, por për shkak të motit të keq ai do ta vijojë udhëtimin me makinë.

12 Prill 2023, 17:00 Nga a.l
Pas fjalimit në Universitetin Ulster/ Biden niset nga Belfasti për
Joe Biden shkon në Republikë

IRLANDA E VERIUT- Pas përfundimit të fjalimit në Universitetin Ulster, presidenti amerikan Joe Biden është nisur nga kryeqyteti Belfast drejt Republikës, me një makinë të blinduar. 

Ai pritet të zhvillojë një takim me homologun e tij, presidentin irlandez, do t'i drejtohet parlamentit dhe do të takohet me kushërinjtë e tij deri të premten. Sipas zyrtarëve irlandezë, Biden duhej të udhëtonte me helikopter në Qarkun Louth, por për shkak të motit të keq ai do ta vijojë udhëtimin me makinë.

Presidenti amerikan Joe Biden ka nisur një vizitë katër-ditore në Irlandën e Veriut dhe Republikën e Irlandës. Vizita e tij vjen në kuadër të 25 vjetorit të Marrëveshjes së së Premtes së Mirë, një marrëveshje paqeje që ndihmoi t'i jepet fund 30 viteve të konfliktit të dhunshëm në Irlandën e Veriut. Presidenti u përshëndet nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak pas uljes në Air Force One të martën mbrëma.

joe biden

Sondazh

Poll