Bota

Ngërçi politik në Stormont/ Kreu i partisë Unioniste Demokratike: Bisedova pak me presidentin Biden! E bëri të qartë që nuk do të ndërhyjë në këtë çështje

Teksa iu referua ngërçit politik në Stormont, Donaldson tha se presidenti Biden e bbëri të qartë që nuk do të ndërhyntë në këtë çështje. 

12 Prill 2023, 17:09 Nga a.l
Ngërçi politik në Stormont/ Kreu i partisë Unioniste
Jeffrey Donladson

IRLANDA E VERIUT- Udhëheqësi i Partisë Unioniste Demokratike (DUP), Sir Jeffrey Donaldson tha se pati një diskutim shumë të shkurtër me presidentin amerikan Joe Biden sot. Teksa iu referua ngërçit politik në Stormont, Donaldson tha se presidenti Biden e bëri të qartë që nuk do të ndërhynte në këtë çështje. 

"Ai e bëri të qartë se nuk është këtu për të ndërhyrë," shtoi ai, duke iu referuar ngërçit aktual politik në Stormont. 

Donaldson tha se nuk e kuptonte se presidenti po i kërkonte partisë së tij të bënte më shumë për të rivendosur ndarjen e pushtetit.

"Sigurisht, si të gjithë ne, ai dëshiron të shohë përsëri institucionet politike në funksion, por ne jemi shumë të qartë se kjo mund të ndodhë vetëm kur të kemi themelet e forta që na duhen", tha ai. 

Ai shtoi se mirëpriti komentet e presidentit për kontributet e Ulster-Scots në Amerikë.

"Ai e kuptoi nevojën për të sjellë ekuilibër në atë që kishte për të thënë", tha ai. 

Presidenti amerikan Joe Biden ka nisur një vizitë katër-ditore në Irlandën e Veriut dhe Republikën e Irlandës. Vizita e tij vjen në kuadër të 25 vjetorit të Marrëveshjes së së Premtes së Mirë, një marrëveshje paqeje që ndihmoi t'i jepet fund 30 viteve të konfliktit të dhunshëm në Irlandën e Veriut. Presidenti u përshëndet nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak pas uljes në Air Force One të martën mbrëma.

joe biden jeffrey donaldson

Sondazh

Poll