Bota

Joe Biden përshëndet qytetarët në Dublin/ Fëmijët e pyesin për qenin, presidenti: Është mirë

I pyetur se cili është çelësi i suksesit, ai iu tha qytetarëve se sa herë që nuk pajtohen me dikë është në rregull të vihet në dyshim gjykimi, por nuk është kurrë në rregull të vihet në dyshim motivi. 

12 Prill 2023, 17:40 Nga a.l
Joe Biden përshëndet qytetarët në Dublin/ Fëmijët
Joe Biden përshëndet qytetarët në Dublin

IRLANDË- Presidenti i SHBA Joe Biden ka përshëndur qytetarët që janë mbledhur për ta pritur në stacionin e zjarrfikësve të Aeroportit të Dublinit. Ai falënderoi stafin e ambasadës amerikane dhe fëmijët e tyre, duke thënë se të gjithë mendojnë se puna është magjepsëse, por mund të jetë edhe sfiduese. Ai gjithashtu u pyet nga një grup fëmijësh për qenin e tij.  

"Qeni im po shkon mirë," thotë Biden.

I pyetur se cili është çelësi i suksesit, ai iu tha qytetarëve se sa herë që nuk pajtohen me dikë është në rregull të vihet në dyshim gjykimi, por nuk është kurrë në rregull të vihet në dyshim motivi. 

Presidenti amerikan Joe Biden ka mbajtur një fjalim në Universitetin Ulster. Ai reflektoi mbi përparimin e bërë në Irlandën e Veriut në 25 vitet që nga Marrëveshja e së Premtes së Mirë, dhe kërkoi një kthim në ndarjen e pushtetit për Asamblenë e Irlandës së Veriut. Biden u takua me krerët e pesë partive kryesore politike të Irlandës së Veriut, si dhe me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak. Të dy udhëheqësit shprehën shpresën se institucionet në Irlandën e Veriut do të rivendoseshin sa më shpejt të jetë e mundur.

joe biden

Sondazh

Poll