Bota

'Fuqia e paqes'/ Biden mbyll fjalimin në Universitetin Ulster në Belfast, MESAZHI: Dikur telat me gjemba prenë qytetin, sot gjejmë një katedrale të mësimit

Presidenti amerikan, Joe Biden ka përfunduar fjalimin e tij në Universitetin Ulster në Belfast duke krahasuar Irlandën e Veriut 25 vite më parë me ditët e moderne, ku tha se kjo është një dëshmi e fuqisë së paqes. 

12 Prill 2023, 16:51 Nga a.l
'Fuqia e paqes'/ Biden mbyll fjalimin në Universitetin Ulster
Joe Biden

IRLANDA E VERIUT- Presidenti amerikan, Joe Biden ka përfunduar fjalimin e tij në Universitetin Ulster në Belfast duke krahasuar Irlandën e Veriut 25 vite më parë me ditët e moderne, ku tha se kjo është një dëshmi e fuqisë së paqes. 

"Aty ku dikur telat me gjemba e prenë qytetin, sot gjejmë një katedrale të mësimit, të ndërtuar prej xhami", tha ai. 

Presidenti amerikan Joe Biden ka nisur një vizitë katër-ditore në Irlandën e Veriut dhe Republikën e Irlandës. Vizita e tij vjen në kuadër të 25 vjetorit të Marrëveshjes së së Premtes së Mirë, një marrëveshje paqeje që ndihmoi t'i jepet fund 30 viteve të konfliktit të dhunshëm në Irlandën e Veriut. Presidenti u përshëndet nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak pas uljes në Air Force One të martën mbrëma.

 

joe biden

Sondazh

Poll