Bota

Porosia e Xi Jinping: Përshpejtoni transformimin e forcave të armatosura

Xi tha se ekziston nevoja për të përshpejtuar transformimin dhe strukturën e forcave të armatosura dhe për të rritur nivelin e tyre të modernizimit.

12 Prill 2023, 16:42 Nga k.m.
Porosia e Xi Jinping: Përshpejtoni transformimin e forcave të
Xi Jinping

KINË- Presidenti kinez Xi Jinping inspektoi komandën detare jugore të vendit të tij të martën dhe theksoi nevojën për thellimin e trajnimit dhe përgatitjes ushtarake. Gjatë vizitës së tij, Xi tha se ekziston nevoja për të përshpejtuar transformimin dhe strukturën e forcave të armatosura dhe për të rritur nivelin e tyre të modernizimit.

Xi tha gjithashtu se aftësia për t'iu përgjigjur situatave komplekse në kohën e duhur dhe në mënyrën e duhur duhet të përmirësohet. Deklarata e tij vjen pasi Marina Kineze vazhdon me stërvitjen ushtarake rreth Tajvanit.

Kohët e fundit, Kina është përplasur me Shtetet e Bashkuara, duke pretenduar disa herë se një "destrojer" amerikan ka hyrë në ujërat e saj territoriale rreth Detit të Kinës Jugore. 

xi jinping

Sondazh

Poll