Bota

Vetëm ai i ka mbetur! Dy muaj pas tërmetit shkatërrues në Turqi, nëna ribashkohet me foshnjën e saj

Vetini i vogël, ose “fëmija mrekulli”, u nxor nga rrënojat e një ndërtese në provincën Hatay, në jug të vendit, 5 ditë pas tërmetit të 6 shkurtit, pa asnjë problem shëndetësor.

12 Prill 2023, 16:39 Nga k.m.
Vetëm ai i ka mbetur! Dy muaj pas tërmetit shkatërrues në
Bashkimi nënë e bir

TURQI- Tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirinë dy muaj më parë la pas shumë viktima dhe jetë të shkatërruara. Ai gjithashtu la shumë njerëz të zhdukur dhe të pagjetur. Mes tyre një foshnjë, vetëm 3.5 muajshe.

Vetini i vogël, ose “fëmija mrekulli”, u nxor nga rrënojat e një ndërtese në provincën Hatay, në jug të vendit, 5 ditë pas tërmetit të 6 shkurtit, pa asnjë problem shëndetësor. Pak ditë më parë, ministria përkatëse ia dorëzoi foshnjen nënës, Yasemin Begdas, 54 ditë pas tërmetit.

Vetini fillimisht u trajtua në një spital në Adana dhe më pas u transferua me avionin presidencial në Ankara. Analizat gjenetike konfirmuan se Yasemin ishte nëna e saj dhe fëmija u kthye në Adana. Ribashkimi i tyre u bë në spitalin ku ende po kurohet nëna.

“Ribashkimi i një nëne me fëmijën e saj është një nga detyrat më të çmuara në botë,”- tha Ministrja e Familjes dhe Çështjeve Sociale, Deria Yannick.

Babai i Vetinit të vogël dhe dy vëllezërit e saj humbën jetën në tërmetin e 6 shkurtit, ndërsa gjithsej nga lëkundjet u shkaktuan 56 mijë jetë të humbura.

termet ne turqi

Sondazh

Poll