Bota

NASA: Ja si do të jenë shtëpitë në Mars

Katër njerëz do të mbyllen për më shumë se një vit dhe do të tentojnë të stimulojnë jetën në Mars.

12 Prill 2023, 16:33 Nga k.m.
NASA: Ja si do të jenë shtëpitë në Mars
Pamje nga banesa

SHBA- Dalin pamjet nga shtëpia që NASA prezantoi dje, në të cilën nga qershori, 4 persona do të mbyllen për të tentuar stimulimin e jetës në mars. Rezidenca, e quajtur Mars Dune Alpha, ndodhet në qendrën kërkimore të agjencisë amerikane të hapësirës në Hjuston, Teksas. 

Ata që do ta banojnë do të ndihmojnë në përgatitjen e një misioni të ardhshëm në planetin e kuq. Duke matur performancën dhe aftësitë e tyre njohëse, NASA do të kuptojë më mirë "burimet" që do të duhet të sigurohen gjatë këtij udhëtimi në Mars.

NASA: Ja si do të jenë shtëpitë në Mars

Kjo shtëpi prej 160 metrash katrorë përmban një zonë vertikale të rritjes së perimeve, një dhomë të dedikuar për procedurat mjekësore, një zonë relaksi apo edhe hapësira pune personale. Nuk dihen ende emrat e vullnetarëve që do të jetojnë në shtëpi, por tashmë e dimë se ekipi nuk do të përbëhet nga astronautë. Ata do t'i nënshtrohen rregullisht faktorëve stresues, me kufizime uji ose probleme shëndetësore. 

Agjencia amerikane e hapësirës po përgatit një udhëtim kthimi në Mars , por nisja nuk është e afërt. Ky udhëtim, i cili do të zgjasë disa dekada, mund të ndodhë "në fund të viteve 2030".

mars

Sondazh

Poll