Bota

Fjalimi në Universitetin Ulster, Biden diskuton sfidat e Brexit për Irlandën e Veriut

Ai thotë se marrëveshja ofron stabilitet dhe inkurajon investime më të mëdha në Irlandën e Veriut. 

12 Prill 2023, 16:25 Nga a.l
Fjalimi në Universitetin Ulster, Biden diskuton sfidat e Brexit për
Joe Biden

IRLANDA E VERIUT- Presidenti amerikan Joe Biden ka vijuar me fjalimin e tij në Universitetin Ulster në Belfast. Ai ka diskutuar edhe për sfidat e Brexit për Irlandën e Veriut. Ai deklaroi se e di se largimi i Mbretërisë së Bashkuar krijoi sfida komplekse në Irlandën e Veriut, shkruan BBC. 

Ndërsa shtoi se do të inkurajojë liderët në Mbretërinë e Bashkuar dhe BE që t'i trajtojnë çështjet në një mënyrë që i shërben interesave më të mira të Irlandës së Veriut. Biden shton se ai vlerëson udhëheqjen personale të kryeministrit Rishi Sunak dhe komisioneres evropiane Ursula von der Leyen për të arritur një marrëveshje mbi Kornizën Windsor.

Ai thotë se marrëveshja ofron stabilitet dhe inkurajon investime më të mëdha në Irlandën e Veriut. 

Presidenti amerikan Joe Biden ka nisur një vizitë katër-ditore në Irlandën e Veriut dhe Republikën e Irlandës. Vizita e tij vjen në kuadër të 25 vjetorit të Marrëveshjes së së Premtes së Mirë, një marrëveshje paqeje që ndihmoi t'i jepet fund 30 viteve të konfliktit të dhunshëm në Irlandën e Veriut. Presidenti u përshëndet nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak pas uljes në Air Force One të martën mbrëma.

joe biden

Sondazh

Poll