Bota

'Hapat e Greqisë janë kërcënim'/ Erdogan me tone nacionaliste: Egjeu dhe Mesdheu Linor janë dy shtyllat kryesore të "Atdheut blu"

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan me tone nacionaliste përpara zgjedhjeve të 14 majit në Turqi deklaroi se Egjeu dhe Mesdheu Lindor janë shtyllat kryesore të “Atdheut Blu”.

12 Prill 2023, 15:07 Nga a.l
'Hapat e Greqisë janë kërcënim'/ Erdogan me tone
Rexhep taip Erdogan

TURQI- Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan me tone nacionaliste përpara zgjedhjeve të 14 majit në Turqi deklaroi se Egjeu dhe Mesdheu Lindor janë shtyllat kryesore të “Atdheut Blu”.

“Egjeu dhe Mesdheu Lindor janë një nga shtyllat kryesore të Atdheut tonë Blu dhe aty do të mbrojmë interesat legjitime të vendit tonë si dhe të “TRDB”-së duke përdorur të gjitha aftësitë tona. Hapat e Greqisë që shkelin ligjin dhe traktatet ndërkombëtare kërcënojnë sigurinë e Turqisë në Egje dhe në Mesdhe. Konkurrenca rajonale e energjisë po rritet. Ne i deklaruam OKB-së kufijtë e jashtëm të shelfit tonë kontinental. Në datën 13 nëntor 2019, në njoftimin që kemi bërë në OKB, kemi deklaruar se kufijtë tanë detarë shtrihen deri në kufirin e ujërave territoriale të ishujve që ndodhen në zonë. Ne deklaruam se ishujt nuk mund të kenë një ndikim që pengon shelfin tonë kontinental. Më 18 mars 2020, ne informuam OKB-në për kufijtë e jashtëm të shelfit tonë kontinental në Mesdheun Jugor", tha ai. 

Në të njëjtën kohë, presidenti turk shprehu edhe një herë kënaqësinë e tij për ndërtimin e xhamisë Hagia Sofia.  

rexhep taip erdogan

Sondazh

Poll